Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë, ja fituesit e ajrit

-

Federata Shqiptare e Qitjes i është rikthyer poligonit "Rexhep Ramaj" në kryeqytet me një tjetër garë kombëtare të planifikua­r në kalendarin e saj vjetor. E fundit e zhvilluar ishte Kupa e Shqipërisë në ushtrimin e qitjes në ajër, e dyta për nga rëndësia pas kampionati­t kombëtar. Gara u zhvillua në ushtrimin e pistoletës dhe pushkës femra dhe meshkuj, ku konkurrenc­a mes sportistëv­e pjesëmarrë­s ka qenë e kënaqshme. Në pistoletë, fituese e Kupës së Shqipërisë u shpall Marjana Mata e Tiranës me 366 pikë me seritë 93, 89, 91, 93. Të njëjtën kuotë pikësh grumbullua­n edhe vendi i dytë dhe i tretë Edlira Shyti (89, 95, 91, 91) dhe Aida Bogdani (93, 90, 94, 89). Në pushkë vendi i parë shkoi për Lumturie Pepën, ndërsa te meshkujt fitues u shpallën Arben Cerina në pistoletë dhe Olsi Avllazagaj në pushkë. Gara e radhë do të jetë kampionati kombëtar më 13 maj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania