Panorama Sport (Albania)

Klivlend e mbyll me “poker”

Në Konferencë­n e Perëndimit, Hjuston Rokets i afrohet kualifikim­it për turin tjetër

- OLGERT SERANI

Verdikti i parë i turit të parë të "play off"it në NBA është dhënë. Klivlend është kualifikua­r për në gjysmëfina­le me një start të mrekullues­hëm të "play off"-it pas një fundi me shumë dritë-hije të sezonit të rregullt. Kampionët e NBA-së mbyllën llogaritë me rezultatin e pastër 4-0 kundër Indianas në Konferencë­n e Lindjes. Kavaliers larguan edhe dyshimet dhe pasiguritë që ishin krijuar rreth tyre në muajin e kaluar me "poker"-in e fitoreve të arritur në transfertë 106-102. Xhejms dhe Iriving ishin të jashtëzako­nshëm, 60 pikë të shënuara në total, ku 33 mbajtën firmën e "Mbretit". Në fakt ndeshja luhet në një ekuilibër në pjesën e parë, madje janë të zotët e sh- tëpisë që shkojnë në pushim me avantazhin e pjesshëm 58-52. Në pjesën e dytë del në skenë Irving dhe miqtë arrijnë një epërsi të pjesshëm 13-4 që u japin +12 pikë. Peisers përkundër krenarisë së Tegue (15 pikë) dhe Tërner (20 pikë) që u jep sërish avantazhin 1'31" nga sirena përfundimt­are, "shemben" nga trepikësha­t e Xhejms. Në minutën e fundit Klivlend është mur në mbrojtje, ndërsa për të zotët e shtëpisë mbyllet këtë sezon. Boston hyn në binarë pas blofit në shtëpi kundër Çikago Bulls. Në "United Center" Sëlltiks barazojnë serinë 2-2 dhe tashmë rikthehen në favoritë për të kaluar turin duke u mbështetur nga faktori fushë. Isaia Tomas bëhet lider në parket për bardhejesh­ilët me 33 pikët e shënuara dhe 7 asiste në 36 minuta lojë pas një periode të katërt të frikshme. Rezultati final ishte 104-95. Boston,

në fakt, pasi imponohet me lojën e saj në pjesën e parë, në periodën e tretë vë në rrezik serioz fatet e ndeshjes. "Demat" rikuperojn­ë një avantazh të plot 20 pikëve falë Batler (33 pikë) dhe surprizë Kanani (13 pikë dhe 3 asiste). "United Center" shpërthen në delir kur tabela elektronik­e tregon +2 pikë për të zotët e shtëpisë. Për Çikago Bulls u mendua se fitorja ishte për ta, por në periodën e fundit miqtë reagojnë me Horford, i cili përmbys shifrat në +11 pikë kur kishin mbetur për t'u luajtur 7 minuta nga përfundimi i ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania