Panorama Sport (Albania)

Nadal, "princ" i Monakos dhe rekord

-

Rafael Nadal fitoi turneun "Masters" në Monako duke e çuar në 10 numrin e trofeve pas finales 61, 6-3 ndaj bashkëkomb­ësit të tij Albert Ramos-Vinolas. Ky ishte titulli i parë për spanjollin në harkun e gati një viti dhe bëhet tenisti i parë në epokën "Open" që arrin të ngrejë të njëjtin trofe 10 herë. Nadal ka dalë fitues tetë herë radhazi në Monte Karlo prej sezonit 2005 deri në vitin 2012, por më pas humbi ndaj Novak Xhokoviç në finalen e vitit 2013. Ai e rimori fronin vitin e kaluar. "Kjo ka qenë një javë e mahnitshme në një nga eventet më të rëndësishm­e të 'Tour'-s. Këtu kam luajtur mirë, gjë që më ndihmon shumë për të filluar sezonin me besim në pistat me dhe'", tha Nadal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania