Panorama Sport (Albania)

Mesi bën historinë: Rihapa garën për titull

Si dhe ku i ka shënuar "Pleshti" golat për historinë

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

‘ Sant Messi". Titulli kryesor i së përdit shmes katalanase "Sport" tregon më së miri atë çfarë ndodhi në "Bernabeu" të dielën mbrëma. Leo Mesi hyri në historinë e Barcelonës duke kapur kuotën e 500 golave të shënuar për klubin në fjalë pikërisht në arenën e rivalëve të urryer. "Pleshti" me dopietën e tij jo vetëm rihapi çështjen për titull, por edhe i tregoi botës (Ronaldos) se ç'do të thotë të jesh lojtar që sposton ekuilibrat e një klasikeje të Spanjës.

I qetë - Një ditë pas betejës që fitoi i vetëm, Mesi zgjodhi profilet e tij në rrjetet e ndryshme sociale për të komunikuar me tifozët. "Shkuam në 'Bernabeu' për të fituar dhe për të mbajtur të hapur garën për titullin kampion. Kemi ende shumë për të bërë, por kthehemi në shtëpi të qetë, pasi hodhëm një hap të rëndësishë­m", shkroi Mesi.

"Anatomia" e golave - Dy golat e shënuar kundër Realit e ndihmuan 29-vjeçarin nga Rozario që të dërgonte në 500 numrin e rrjetave të shënuara në total me fanellën e Barcelonës. 402 herë ai u është gëzuar golave të shënuar me këmbën e majtë, ndërsa me të djathtën ka mundur që të shënojë 74 herë. Edhe pse është vetëm 170 centimetra i gjatë, ai ka shënuar plot 22 herë me kokë. Atyre që nuk u dalin llogaritë duhet të dinë se Mesi di të shënojë edhe me gjoks (në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Estu- diantesit në 2009) dhe me... dorë (përdori krahun e majtë për të shënuar gjatë një derbi kundër Espanjolit në 2007).

Gjeografia e golave - Si për të treguar se është një lojtar "i ftohtë", prej atyre që nuk vuajnë shumë prej atmosferës që i rrethon, Mesi ka gjetur shumë herë golin edhe jashtë "Camp Nou"-t. 282 gola ai i ka shënuar në Katalonjë, 204 në fushat e rivaleve, ndërsa 14 të tjerë në duele neutrale.

"Vrastar" - Ashtu siç tregoi edhe në klasiken e Spanjës, 29vjeçarit i pëlqen që të shënojë më shumë brenda zonës së

rreptësisë. Plot 427 herë ai ka shigjetuar portierët brenda zonës së rreptësisë (60 prej tyre kanë qenë penallti të shndërruar­a në gola). Ndërkohë që 73 gola të tjerë i ka shënuar nga jashtë zonës (27 prej tyre kanë qenë goditje dënimi të shndërruar­a në gola).

 ??  ?? ka humbur Barcelona në 317 takimet e ndryshme ku Mesi ka shënuar të
paktën një gol. Lojtarët, që kanë nxjerrë më të mirën nga Mesi, janë Dani Alvesh (42), Andres Iniesta (34) dhe Ksavi Hernandez (31), të cilët i
kanë dhuruar më shumë asiste.
ka humbur Barcelona në 317 takimet e ndryshme ku Mesi ka shënuar të paktën një gol. Lojtarët, që kanë nxjerrë më të mirën nga Mesi, janë Dani Alvesh (42), Andres Iniesta (34) dhe Ksavi Hernandez (31), të cilët i kanë dhuruar më shumë asiste.
 ??  ?? Mesi i tregon fanellën, “Bernabeu” të heshtur
Mesi i tregon fanellën, “Bernabeu” të heshtur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania