Panorama Sport (Albania)

Pike “çmend” Ramosin, madrileni: Mos prisni ta përqafoj!

Qendërmbro­jtësit e Spanjës kapen sërish me njëri-tjetrin

-

Gjatë klasikes së fundit, Serxho Ramos dhe Xherard Pike, dy qendërmbro­jtësit e Kombëtares së Spanjës, i shtuan një kapitull të ri hasmërisë së tyre. Teksa Ramos po ecte me ngadalë për të dalë nga fusha pas kartonit të kuq, ai gjeti Piken dhe e duartrokit­i me ironi duke i bërë me shenjë që kësaj here të fliste dhe ankohej pas ndeshjes për arbitrat. Dueli i tyre vazhdoi edhe në zonën mikse. "Kur Ramosi të shkojë në shtëpi, atëherë do ta kuptojë se çfarë ka bërë. Meritonte plotësisht kartonin e kuq, pasi u fut me të dy këmbët. Këtu (në Madrid) këta janë mësuar me arbitra shpirtbutë dhe kur kryesori bën punën e vet, atëherë kthehet në një djalë të keq", tha Pike. "Tani në Barcelonë le të thonë çfarë të duan. Gerit i pëlqen që të flasë për arbitrat dhe komplote. Unë mbroj atë që është e imja, ndërsa Pike të vetën. Kur mbrojmë fanellën e Spanjës e bëjmë bashkë, por mos prisni që ta përqafoj pas një klasikeje", u përgjigj Ramos. "I çmendur" - Pak orë pas ndeshjes, Xherard Pike ndezi polemikat me një postim që bëri në "Twitter". Ai tentoi që të "ngacmonte" shokun e tij të kombëtares duke shkruar disa prej vargjeve të këngës "One more time" të grupit francez "Daft Punk". "Edhe një herë, do të festoj, po të gjithë natën. Të mos ndalojë vallëzimi", ishin fjalët e zbardhura prej katalanasi­t, i cili thuhet se ka përdorur emrin e këtij grupi për të "ofenduar" Ramosin ("Daft" në anglisht do të thotë i çmendur). Zanafilla - Rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit gjithmonë ka qenë i madh, por tani ekziston edhe një datë e saktë kur kualiteti mes gjigantëve të Spanjës ka kaluar limitet e të pranueshme­s. Më 29 nëntor të 2010, Reali i Murinjos u mund 5-0 nga Barça e Guardiolës në një takim ku Ramosi "u skuq" për shkak të një ndërhyrjej­e të ndaluar përballë Mesit. Pas asaj ndeshjeje, Pike ngriti pëllëmbën lart për të treguar të pestë gishtat që tregonin rezultatin e takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania