Panorama Sport (Albania)

"Jam përgjegjës për golin, duhet të kisha bërë faull"

-

Në aksionin e fundit të ndeshjes, Barcelona arriti të shënoi një gol që u dha mundësinë të shpresojnë më shumë se kurrë te titulli kampion. Në fakt, ajo që ra në sy ishte dyluftimi i Marselos me Serxhi Roberton në mesin e fushës, ku braziliani nuk u tregua mjaftueshë­m agresiv dhe lejoi që kundërshta­ri të vraponte më tepër se 40 metra i pashqetësu­ar. Pikërisht në momentin që iu desh të ndërhynte, Marselo ngriti duart, duke treguar se nuk kishte si synim të shkaktonte faull. Por, pas ndeshjes mbrojtësi i Realit ka marrë të gjithë përgjegjës­inë, duke pranuar se duhet ta kishte ndaluar edhe në mënyrë të parregullt, pasi ajo do kishte mjaftuar që të përfundont­e edhe koha shtesë që ishte programuar. "Në fillim dua të them se ne barazuam në një moment që askush nuk e besonte se mund t'ia dilnim mbanë. Ishim me një lojtar më pak, por merituam të merrnim patjetër pikë kundër Barcelonës. Në aksionin e fundit, ndihem përgjegjës për golin e pësuar. Duhet të kisha ndërhyrë edhe në mënyrë të gabuar kundër Serxhi Robertos, por në ato momente nuk e mendova se do kishte qenë aksion aq i rrezikshëm. Nuk lexohet dot e ardhmja. Gjithsesi, për situatën dhe sekondat e mbetura, nuk duhet ta kisha lejuar në asnjë mënyrë që ai të më kalonte", u shpreh braziliani. Nga pamjet filmike u pa edhe që Kristiano Ronaldo i bërtiti në ato momente: "Shkakto faull", por që krahu i majtë i mbrojtjes nuk e zbatoi. Më pas, portugezi nuk i mbajti dot nervat, duke shpërthyer në fushë nga mërzia. Pas golit që realizoi Lionel Mesi në minutën e 92-të, Barça arriti të barazojë me pikë rivalët historikë të Realit, ndonëse këta të fundit kanë edhe një ndeshje më tepër të zhvilluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania