Panorama Sport (Albania)

Joakim Lëv, kandidat për vendin e Zidan

-

Mjaftoi humbja kundër Barcelonës në shtëpi për të lëkundur menjëherë stolin e Zinedin Zidan. Francezi mund të shkarkohet në fund të edicionit, në rast se nuk arrin të bindë në Ligën e Kampioneve dhe kampionat. Aktualisht, ai kryeson La Liga-n dhe është në gjysmëfina­let e Champions-it. Emri i parë që përflitet si pasuesi ideal në rast se Zizu dështon në këto dy muaj të mbetur është trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv. Me të pritet të nisin menjëherë negociatat, ndërsa emrat e tjerë që janë lakuar është edhe Antonio Konte e Mauricio Poketino.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania