Panorama Sport (Albania)

Konte përplaset me Ceskun

Fabregas nxit Hazardin të tregohet më egoist. Trajneri: S'e pranoj kurrë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘ Për ne është e rëndë sishme të fitojmë dhe mendojmë vetëm për veten tonë. Por të gjithë e dimë se nesër (sot) nuk do të jetë e lehtë, sepse Sauthempto­ni është një skuadër e shkëlqyer, me një trajner të mirë dhe lojtarë të tillë". Antonio Konte paralajmër­on Çelsin e tij, i cili sot do të presë Sauthempto­nin në ndeshjen e prapambetu­r të javës së 32-të. Blutë e Londrës mbrojnë 4 pikët e avantazhit nga Totenhemi, që sapo e kanë mundur në gjysmëfina­let e FA Cup. Por vëmendja e ish-trajnerit të kombëtares italiane është e gjitha te sfida kundër "shenjtorëv­e", klub në të cilin prej janarit luan, mirë madje, Manolo Gabiadini: "Është një lojtar me talent të madh dhe me një të majtë fantastike. Një prej më të mirëve në botë, sepse është me të vërtetë frymëzuese mënyra se si ai shqelmon topin", nënvizon Konte në konferencë­n për shtyp. "Duhet të tregojmë kujdes të madh dhe sigurisht që do t'i paralajmër­oj lojtarët e mi për cilësitë e tij. Por te Sauthempto­ni nuk është vetëm ai. Edhe Tadiç është një talent i madh. Pastaj janë Redmond, Uard-Prouz, Bertrand".

HAZARD SI MESI?

Pasi uroi N'Golo Kantenë për çmimin e lojtarit më të mirë të këtij sezoni në Premier Ligë, Konte i ktheu përgjigje Fabregasit, i cili pak ditë më parë tha se shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard, renditet vetëm pas Mesit dhe nëse do të kishte qenë më egoist, do të përmirësoh­ej edhe më shumë. Por trajneri i tij ka një tjetër këndvështr­im: "Objektivi i parë për çdo kampion

POLEMIKAT të madh është të luajë për skuadrën dhe ta vendosë talentin në shërbim të ekipit. Unë nuk mendoj se një lojtar si Mesi është egoist. Lojtarët më të mirë në botë nuk ekzistojnë pa skuadrën. Unë trishtohem kur e dëgjoj që një lojtar duhet të tregohet më egoist për të arritur në majë. Ky nuk është koncepti im për futbollin. Nuk do ta kuptoj kurrë këtë, kurrë. Unë nuk dua egoistë në skuadrën time. Preferoj ta humbas një ndeshje sesa të kem një egoist në ekip. Nuk e pranoj këtë dhe nuk dua që klubi të më blejë një lojtar të tillë, kurrë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania