Panorama Sport (Albania)

Luftëtari Ibra: Unë luaj edhe me një këmbë

-

"Nuk tërhiqem". Zërave kontradikt­orë që lindën pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimovi­çit në gju kundër Anderlehti­t, sulmuesi suedez u ka dhënë fund personalis­ht, duke ndërhyrë përmes një mesazhi në profilin e tij në "Instagram". 35-vjeçari njoftoi botën e futbollit se nuk ka aspak ndër mend që t'i japë lamtumirën karrierës në këtë mënyrë. Do të jetë në "Old Trafford" apo tjetërkund, kjo është herët për ta mësuar: me kontratën që skadon në qershor, Ibra mund ta nisë nga një tjetër kampionat nëse Junajtid vendos që të mos i aktivizojë klauzolën e rinovimit.

Vendos unë - "Para së gjithash, dua t'ju falënderoj të gjithëve për të gjithë mbështetje­n dhe dashurinë", shkroi bomberi i "djajve". "Nuk është një lajm fakti që u dëmtova dhe do të qëndroj larg futbollit për pak kohë. Por unë do ta kaloj këtë ashtu si gjithçka tjetër dhe do të rikthehem edhe më i fortë. Deri tani kam luajtur me një këmbë, kështu që nuk do të ketë ndonjë problem. Një gjë është e sigurt, që do ta vendos unë kur të tërhiqem dhe askush tjetër. Dorëzimi nuk është një alternativ­ë. Shihemi së shpejti", shkruante legjenda në rrjetin social. Së bashku me Rohon (edhe ai u dëmtua në gju), Ibra do operohet të mërkurën nga kirurgu ortoped në Pitsburg të SHBA-së, Dr Fredi H Fu, i cili është më i miri në fushën e rindërtimi­t anatomik të ligamentit të kruciatës anteriore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania