Panorama Sport (Albania)

Ideja e çmendur e Turesë: Derbi i Mançesteri­t të luhet pa arbitër

-

Jaja Ture është ankuar për standardet e gjykimit pas eliminimit të Sitit në gjysmëfina­len e FA Cup përballë Arsenalit. Kreig Pouson u anuloi një gol të rregullt "qytetarëve" në "Wembley", kur anësori mendoi se krosimi i Sanesë kishte kaluar vijën fundore. Prandaj mesfushori i trembet gjykimit përpara derbit të Mançesteri­t, duke thënë se do të ishte më mirë që në "Etihad" të mos kishte fare arbitër: "Jam shumë i zhgënjyer. Nuk është hera e parë, është një rast i përsëritur. Nëse flasim për arbitrat, njerëzit thonë se ne ankohemi, por kur shikon përsëritje­t e vendimeve të tyre, është tepër zhgënjyese. Ndoshta të enjten ne duhet të kemi një gjyqtar më të mirë, apo ndoshta të luanim pa të fare. Unë do të preferoja këtë. Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Duhet të bëjmë mirë punën tonë dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresojmë të vendoset një arbitër i mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania