Panorama Sport (Albania)

Mund t'i ketë dhënë fund jetës prej borxheve

-

Po zbardhet ngadalë misteri i vetëvrasje­s së lojtarit të kombëtares çeke, Frantisek Rajtoral, i cili u gjet i varur në shtëpinë e tij në Gaziantep. Mesfushori 31vjeçar, i cili luajti 14 ndeshje për kombëtaren e tij dhe ishte pjesë e skuadrës që arriti deri në ¼-at e "Euro 2012", u gjet i vetëvarur pasi shokët e Gazianteps­porit ngritën alarmin për mungesën e tij në stërvitje. Policia mendoi se kishte gjetur një letër lamtumire të shkruar në anglisht pranë trupit të tij, por pas përkthimit rezultoi se ajo ishte një listë borxhesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania