Panorama Sport (Albania)

Trafikonin armë, arrestohen 81 tifozë të Bokas

-

Policia argjentina­se ka arrestuar 81 tifozë të Boka Zhuniorsit pasi zbuloi se ata transporto­nin armë zjarri në autobus gjatë kthimit në Buenos Aires pas një transferte në fushën e Atletiko Rafaela. Arrestimi i tyre u bë natën e së dielës në rrugën që lidh qytetin e Santa Fesë me Rozarion. Nën sedilje u gjetën 4 pistoleta, dy të kalibrit 9 mm dhe dy 22 mm. Dhe duke qenë se askush nuk e mori autorësinë e tyre, të gjithë pasagjerët u shoqëruan në rajonin më të afërt, pak më shumë se 300 km në veri të Buenos Airesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania