Panorama Sport (Albania)

Bajerni, tjetër sulm për Sançezin

Në verë, skuadra bavareze ka programuar largimin e mesfushori­t të majtë, uglas Kosta

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e Bajernit ësh të vënë në presion për një zëvendësue­s të mundshëm të bomberit Levandovsk­i. Për këtë arsye, skuadra është duke studiuar tregun për një mundësi sa më të mirë. Një prej lojtarëve të përfolur ka qenë edhe Aleksis Sançez i cili luan aktualisht për skuadrën e Arsenalit. Sançez është një prej mundësive më të mira që bavarezët mund të kenë deri më tani, pasi përveçse në pozicionin e sulmit, ai mund të mbulojë mjaft mirë edhe mesfushën ( Bajerni po programon largimin e Duglas Kostës). Kontrata e 28-vjeçarit përfundon në 30 qershor të vitit 2018 ndërsa kartoni i tij mund t'i kushtojë skuadrës bavareze rreth 25-30 milionë euro. Por deri më tani ende nuk ka pasur një marrëveshj­e për një transfertë të mundshme të kilianit. Nga ana tjetër duket se për trajnerin Venger është një prej lojtarëve të shenjtë të cilët janë në radhët e Arsenalit. Gjithsesi nëse sulmuesi kilian do të qëndrojë në Londër, kjo është ende e diskutuesh­me. Sançez ka kaluar në vitin 2014 nga skuadra e Barcelonës tek Arsenali për një shumë prej rreth 40 milionë eurosh, blerja e tretë kjo më e shtrenjtë për skuadrën pas Mesut Ozil dhe Granit X hakës. Deri më tani ai ka treguar rendiment të mirë në Premier Ligë duke shënuar 65 gola. Përveçse skuadrës bavareze, kiliani ka marrë oferta edhe prej klubeve të tjera Europiane. Ndër skuadrat e tjera pretendent­e për kartonin e tij janë Mançester Siti, PSG, Çelsi dhe Mançester Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania