Panorama Sport (Albania)

A ia del Ulraish kundër Dortmundit?!

-

Ditën e mërkurë, skuadra e Bajernit do të luajë ndaj Dortmundit për gjysmëfina­len e Kupës së Gjermanisë. Portieri i dytë i bavarezëve, Sven Ulraish, do të jetë në krye të një prej detyrave më të vështira që prej momentit që mbërriti në Mynih. Pas dy vitesh te skuadra e Bajernit, 28vjeçari do të luajë ndeshjen e tij më të rëndësishm­e me fanellën bavareze, si pasojë e dëmtimit të Nojerit ( do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak dëmtimi). "Më pëlqen të luaj ndeshje si kjo çdo ditë", ka thënë Ulraish për ndeshjen e së mërkurës. Pas një performanc­e të mirë në takimin ndaj Maincit, ku portieri arriti ta shpëtonte portën bavareze nga një goditje e rrezikshme e Levin Ocunali, ai do të jetë në një ndeshje të një rëndësie të madhe. Në një të tillë, Ulraish ka mundur të luajë vetëm një herë në sezonin 2015-' 16 ndaj Fishligist Notingen. Në total, portieri 28-vjeçar ka luajtur në 34 sfida për kupë (18 në Kupën e Gjermanisë dhe 16 në Europa Ligë). Nga ana tjetër, i padiskutue­shmi Nojer koleksiono­n plot 105 sfida të luajtura për kupë ( 53 në Kupën e Gjermanisë dhe 52 në kompeticio­net europiane). Por, 28-vjeçari Ulraish nuk do të krahasohet me Nojerin. "Unë jam numri 2, për këtë përfaqësoj Nojer në skuadër. Nuk dua të quhem zëvendësue­s. Nojerin nuk mund ta zëvendësos­h, pasi ai është portieri më i mirë në botë", ka thënë portieri i dytë bavarez. Nga ana tjetër, shokët e skuadrës shprehin mjaft besim për Ulraish. "Sven është një portier mjaft i mirë", ka thënë Rafinja. Ne kemi mjaft besim tek Ulraish, pasi e shohim çdo ditë në stërvitje cilësinë e tij. Ai fiton sa më shumë siguri, në çdo ndeshje që luan me ne", ka thënë Humels. Pjesa e mbetur e këtij sezoni mund të jetë edhe e fundit e Ulraishit me fanellën bavareze, ndaj për këtë portieri ka deklaruar se: "Kjo pjesë nuk është shumë e rëndësishm­e në këto momente. Kemi disa ndeshje vendimtare përpara, të cilat duhen mbyllur me sukses. Ndaj le të fokusohemi se si do ta finalizojm­ë në mënyrën më të mirë këtë sezon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania