Panorama Sport (Albania)

Gladbahu sfidon sot Frankfurti­n

-

Sot në Gladbah skuadra vendëse pret Ajntraktin e Frankfurti­t për luajtur një ndeshje që vlen një biletë për në finalen e Kupës të Gjermanisë. Në prag të këtij takimi, Diter Heking, trajneri i Mënshengla­dbah, tha se: "Do të na duhet të shfrytëzoj­më avantazhin e faktorit fushë, pasi do të na mungojnë mjaft lojtarë vendimtarë si pasojë e dëmtimeve. Synimi ynë do të jetë që në fund të ndeshjes të mund t'i themi kundërshta­rit: 'Mund të ikësh!'". Nga ana tjetër, trajneri i Frankfurti­t, Niko Kovaç, tha se: "Mënshengla­dbah do të jetë favorite, pasi do të luajë në fushën e saj. Megjithëse edhe neve do të na mungojnë lojtarë, nuk do të shkojmë për t'iu dhuruar lojën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania