Panorama Sport (Albania)

Humels: Kemi luajtur me dhimbje

-

Përpara gjysmëfina­les ndaj Dortmundit, qendërmbro­jtësi i skuadrës bavareze, Humels, ka folur për ndeshjet e fundit të zhvilluara: "Havi dhe Zherom do kthehen të mërkurën, ndërsa mua dhe Levit do na duhen edhe disa ditë, derisa të mos ndiejmë më dhimbje. Në fakt, unë nuk duhet të isha në fushë të shtunën, pasi kisha akoma probleme nga ndeshja në Madrid. Trajneri më pyeti nëse mund të luaja, meqë Havi dhe Zherom mungonin. Duke qenë se ishte e mundur, e bëra. Do më duhen edhe 2-3 ditë që të marr veten plotësisht, këmba nuk dhemb por muskujt janë të sforcuar. Këmba e djathtë nuk ndihet ashtu sikurse duhet".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania