Panorama Sport (Albania)

Barzalji emi si Bar el na, Bu n më t të të tër i em

Br jtësi juventin tre n batutat me ka itenin

-

Eliminimi i Barcelonës e ka bërë më të fortë Juventusin dhe këtë e pranon veterani i mbrojtjes, Andrea Barzalji. Për mikrofonat e "Premium Sport" ai thotë se, përveç modulit, edhe lojtarët janë ata që po bëjnë diferencën. Barzalji foli edhe për ditën kur do të tërhiqet nga futbolli duke treguar batuat që bën Bufon me të.

SEZONI - "Kemi pasur gjithmonë shumë ekuilibër gjatë këtyre viteve, por pas ndeshjes së vështirë me Barcelonën kuptuam që jemi edhe më të fortë. U sollëm mjaft mirë në fushën e lojës dhe euforia që kemi si grup na ka ndihmuar më shumë. Kemi shumë avantazh në krahasim me të tjerët, për shkak të mentalitet­it tonë dhe për dëshirën për të luftuar deri në fund, deri kur matematika të na japë siguri që kemi fituar".

SEKRETI- "Përveç faktit që ndryshuam modulin, kemi edhe shumë dëshirë për t'u sakrifikua­r në fushë. Mjafton të shihni atë që bëjnë Higuain dhe Dibala, Manxukiç apo Kuadrado. Kjo gjë na jep forcë edhe neve që qëndrojmë pas. Forca më e madhe e kësaj skuadre është fakti që jemi të vetëdijshë­m që mund të luajmë kundër të gjithëve. Ne kishim thjesht objektiv për të kaluar grupin në Champions, pastaj për të luajtur një tjetër finale. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur objektivat. Tani mendojmë realisht se jemi në një nivel me Barcelonën, por të bëjmë

kujdes me Monakon". BATUTAT - "Nuk e di kur do t'i jap fund futbollit, por do vazhdoj të luaj deri në momentin që dikush do të më thotë se nuk jam i vlefshëm dhe deri kur të ndihem mirë fizikisht. Bufon, për shembull, është një nga ata që më thotë gjithmonë se duhet t'i jap lamtumirën futbollit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania