Panorama Sport (Albania)

1aki: Bardhe2inj­të, më të mirë se 3nteri i tripletës

-

Ish-trajneri i Milanit, Saki, mendon se skuadra e Juventusit është shumë herë më e fortë sesa Interi i vitit 2010 që arriti të fitonte tre tituj. Në fakt, legjenda e trajningut italian nuk e pëlqen shumë futbollin mbrojtës dhe nuk ngurroi të kritikonte Alegrin për sfidën ndaj Barcelonës. "Nuk e di nëse mund të krahasohen të dyja skuadrat për atë që bëjnë në fushën e lojës, për mendoj që Juventusi është shumë më lart në aspektin organizati­v sesa Interi i vitit 2010. Shoqëria juventine është shumë më e fortë sesa ajo e zikaltërve", ka thënë Saki.

PRANDELI - Elozhe të shumta i ka thurur Juventusit edhe Çezare Prandeli, i cili thotë se bardhezinj­të e bënë Barcelonën të dukej një ekip shumë i vogël. "Imagjinoje­ni që Barcelona u duk e vogël përballë Juventusit, por këtë e bënë bardhezinj­të. Një skuadër për t'u pasur frikë", ka thënë Prandeli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania