Panorama Sport (Albania)

4 0 6 7 6

-

Pak ditë më vonë do të zbresin në fushën e lojës për të diskutuar fatin e gjysmëfina­leve të Ligës së Kampionëve, por Juventus dhe Monako kanë vendosur të provokojnë që tani njëra-tjetrën. "Zonja e Vjetër" ka hedhur sytë nga kundërshta­rët francezë për të joshur mesfushori­n 21-vjeçar, Tomas Lemar. Prej kohësh i ndjekur nga disa skuadra të mëdha në Europë, Lemar është një nga pikat kryesore të skuadrës nga principata. Lemar luan prej 2 sezonesh në skuadrën e Monakos dhe ka arritur të shënojë 12 gola në 54 ndeshje të luajtura. Mirëpo, nga Franca, zëvendëspr­esidenti i Monakos, Vasiljev ka thënë se askush nuk mund t'i ndalë. "Jemi duke bërë një sezon të shkëlqyer. Titullin e kemi vetë në dorë, por do të bëjmë gjithçka edhe në Champions. Nuk na ndalë askush", ka thënë Vasiljev.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania