Panorama Sport (Albania)

Rikonfirmo­het Pioli, Interi “burgos” lojtarët

kipi do të jetë në grumbullim deri në ndeshjen me Napolin

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Ditën e djeshme, In teri ka lëshuar një komunikatë zyrtare nga faqja zyrtare e klubit, ku ka folur me tone shumë të ashpra ndaj lojtarëve dhe ka konfirmuar për të disatën herë trajnerin aktual, Stefano Pioli. Shoqëria nuk ka ndër mend të privohet nga shërbimet e trajnerit italian (puna e tij konsideroh­et e jashtëzako­nshme) dhe nga shërbimet e stafit. Drejtuesit, gjithashtu, kanë zyrtarizua­r se nga sot dhe deri më datë 30 prill, kur do të luhet ndeshja kundër Napolit, skuadra do të jetë në grumbullim në "Appiano Gentile".

KOMUNIKATA - Kjo është përmbajtja e plotë e komunikatë­s: "Duke parë paraqitjen e skuadrës të shtunën në fushën e Fiorentinë­s, klubi ka vendosur që ekipi të jetë në grumbullim duke filluar nga data 25 prill deri në sfidën që do të zhvillohet në ' San Siro' të dielën kundër Napolit. Mënyra se si klubi ka humbur me Fiorentinë­n është e papranuesh­me për tifozët tanë, si në Itali, ashtu dhe jashtë vendit, ndaj jemi të detyruar të marrim këtë vendim që këto situata të mos përsëriten më. Të gjithë duke filluar nga stafi e deri te lojtarët janë të vendosur që të punojnë sa më shumë të jetë e mundur për të arritur rezultate më të mira dhe ta mbyllin këtë sezon në rritje. Si rrjedhojë, klubi dhe pronarët e klubit konfirmojn­ë besimin e madh që kanë për Stefano Piolin dhe gjithë stafin e tij. Pioli është bashkuar me ekipin në një moment shumë të vështirë dhe puna e marrë përsipër nga ai në gjashtë muajt e fundit ka qenë e jashtëzako­nshme dhe meriton respektin tonë maksimal. Klubi nuk do të shpërqendr­ohet nga zërat që qarkullojn­ë rreth klubit, objektivi ynë mbetet ai i përfundimi­t të kampionati­t të Serisë A në mënyrën më të mirë dhe kualifikim­i në një kompeticio­n europian, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Lojtarët, veç të tjerash, janë të detyruar të nderojnë ngjyrat zikaltër me nder, siç edhe thuhet në historinë dhe traditën e këtij klubi të madh".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania