Panorama Sport (Albania)

"7oker" i :omës, ;heko debat me 1paletin

-

Skuadra e Romës shkatërroi dje me rezultatin e thellë... Peskarën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, njëherazi edhe kapiten i skuadrës bardhekalt­ër, ishte gjatë gjithë 90 minutave në fushë. Serinë e golave e hapi Strotman, pas një pasimi të saktë nga El Sharaui. Vetëm një minutë më pas dyfishoi rezultatin Naingolan me një top të dhënë nga Edin Xheko. Në pjesën e dytë, Peskara nuk kishte mbledhur veten mirë, ndërkohë që miqtë gjetën rrugën e rrjetës për herë të tretë me Mohamed Salah në minutën e 48-të. Egjiptiani vulosi edhe golin e katërt në minutën e 60-të pas një kundërsulm­i model të Romës. Golin e vetëm për vendësit e shënoi Benali në minutën e 83-të pas një gafe të Manolasit. Skuadra e Spaletit regjistroi fitoren e 24-t në kampionat dhe arriti në kuotën e 75 pikëve, ndërsa Peskara është e gozhduar në vendin e fundit me 14 pikë dhe 22 humbje. Gjatë ndeshjes nuk mungoi as tensioni, pasi Edin Xheko gjatë zëvendësim­it në minutën e 70-të me Grenierin iu drejtua Spaletit me "shkofsh në të...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania