Panorama Sport (Albania)

Guarin Lojtari nuk rinovon, shkak 000 3nteri

-

Ish- mesfushori i zikaltërve, Fredi Guarin, ka refuzuar rinovimin me ekipin kinez të Shangai Shenua. Kështu, në fund të këtij viti, do të jetë një lojtar me parametër zero. Arsyeja e këtij vendimi të marrë nga kolumbiani duket se është Interi. Agjenti i tij e konfirmoi këtë lajm ditën e djeshme: "Gurin do të rikthehet në futbollin europian, por më shumë dëshiron të jetë pjesë e Interit. Është shumë herët që të flasim për këtë opsion, por ai e di se duhet të mbajë një formë shumë të mirë si tani, që zikaltrit të vendosin ta kthejnë përsëri në Milano. Pavarësish­t kësaj, Guarin mbetet i dashuruar pas ngjyrave zikaltër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania