Panorama Sport (Albania)

Gjici, ultimatum për titullin

"Një sezon pa humbje nuk ka vlerë pa triumf në fund, arbitrat të jenë korrektë"

-

Skuadra e Kukësit është në krye pa as një humbje gjatë këtij sezoni dhe synon një rekord, të cilin duhet ta shoqërojë patjetër me titull. Ky është ultimatumi i presidenti­t të verilindor­ëve, Safet Gjici, në deklaratën e dhënë për "SuperSport".

TITULLI

"Me rezultate shumë të mira dhe siç rrallëherë ndodh që një ekip të mos humbasë asnjë ndeshje gjatë gjithë sezonit, besoj që janë pjekur kushtet pas pesë vitesh investim që ta marrim titullin në Kukës. E meriton ai qytet, e meriton veriu ta marrim kampionati­n. Nëse do të arrijmë finishin, besoj që e kemi arritur me meritë", ka deklaruar Gjici. STATISTIKA­T

"Kemi një vit pa humbje, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk do të arrijmë të marrim titullin. Do të jetë thjesht një statistikë. Kemi gjashtë ndeshje, të cilat janë gjashtë finale shumë të vështira dhe me rivalë direkt. Nuk duhet të nënvlerëso­jmë asnjë nga ndeshjet. Besojmë që e radhës

me Laçin në Kukës do të jetë shumë e vështirë. U bëj thirrje lojtarëve dhe stafit teknik që të mos jenë euforikë, sepse asgjë nuk ka përfunduar. Natyrisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, por është luftë e madhe deri në fund", ka vijuar më tej presidenti i Kukësit. GJYKIMI

"Pa diskutim që arbitrimi duhet të jetë shumë korrekt dhe nuk duhet të ndikojë në rezultat, ashtu siç bëri me Kukësin në Kukës. Rivalët, kur kanë problemet e tyre, mund të flasin për Kukësin apo për ekipet e tjera, por ne kemi gjetur një rrugë: të merremi me Kukësin, të merremi me veten dhe të shikojmë punët tona. Bëjmë thirrje që arbitrat të gjykojnë drejt, jo vetëm për Kukësin, por për të gjitha skuadrat. Rezultatin ta marrin vetë ekipet në fushë, deri në fund, që kampionati të fitohet me meritë. Natyrisht do të jem i pari unë që ta uroj dhe t'i them suksese!", ka deklaruar Safet Gjici.

 ??  ?? Mesfushori Hodo ka kryer operacioni­n në gju dhe duket se gjithçka i ka shkuar mirë, siç shihet edhe në foto.
Mesfushori Hodo ka kryer operacioni­n në gju dhe duket se gjithçka i ka shkuar mirë, siç shihet edhe në foto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania