Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “prek” titullin kampion

“Match point” për shkodranët për të bërë historinë më 28 prill në kryeqytet

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia ka fituar 31 ndaj Studentit, duke çuar në 2- 0 duelet finale të "play off"-it mes këtyre dy skuadrave. Vllaznia fitoi ndeshjen e dytë që u luajt në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Tashmë shkodranëv­e, nga 3 sfidat e mbetura finale, u mjafton vetëm një fitore për të arritur titullin e parë kampion në historinë e këtij ekipi. Ndeshja e dytë që u luajt në Shkodër, pavarësish­t fitores së Vllaznisë, ka pasur rivalitet dhe Studenti në disa momente ka vënë në vështirësi Vllazninë. Nga ana tjetër, kuqeblutë dominuan si në lojën sulmuese, por duke qenë më të saktë edhe në lojën e bllokut. Shkodranët e nisin më mirë setin e parë, ndërsa Studenti arrin në një moment që të barazojë duke ushtruar presion. Vendësit nuk lëshojnë dhe gjejnë fitoren në setin e parë në shifrat 25-22 duke marrë epërsinë e lojës 1-0. Në setin e dytë, Vllaznia shpërqendr­ohet totalisht, ndërsa Studenti

bën "kërdinë" duke arritur deri në 8-1. Vllaznia tenton të afrohet, por e ka të pamundur që ta përmbysë rezultatin duke bërë që Studenti të fitojë 25- 14 setin e dytë dhe sjellë kështu baraspeshë­n në 1- 1. Kuqeblutë vazhdojnë dominimin, ndërsa Studenti nuk e ka të lehtë në Shkodër, edhe pse beson deri në fund. Shkodranët fitojnë 25- 19 setin e tretë duke u rikthyer në avantazh këtë herë 2-1. Miqtë luajnë shansin e fundit në këtë përballje në setin e katërt, por çorientohe­n totalisht, ndërsa Vllaznia ruan toruan duke shkuar e qetë drejt fitores. Skuadra mike ka tension dhe nuk arrin që t'ia dalë ndaj një Vllaznie që tregohet e fortë në fushën e saj. Kuqeblutë fitojnë 25- 13 setin e katërt dhe krejt ndeshjen 3-1. Me këtë fitore, shkodranët

arrijnë dy fitore në dy takimet finale të deritanish­me dhe u mjafton edhe një fitore tjetër për të sjellë në Shkodër titullin e parë kampion në histori. Akti i tretë final, që mund të vendosë edhe fatet e sezonit, do të luhet më 28 prill në pallatin e sportit "Asllan Rusi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania