Panorama Sport (Albania)

Kurri kualifikon Golden Steit për në gjysmëfina­le

-

Pas Klivlend, gjithashtu edhe Golden Steit kualifikoh­et me lehtësi për në fazën gjysmëfina­le të "play off"- it në NBA. Të udhëhequr nga Stefen Kurri, i cili shënoi në protokoll 37 pikë, 8 asiste dhe 7 topa në tabelë dhe më pas u ul në stol në periodën e fundit, Uoriors kanë shkatërrua­r sërish Portland edhe në ndeshjen e katërt në shifrat 128-103 duke i mbyllur kështu llogaritë me avantazhin 4-0. Në turin e dytë nënkampion­ët e NBA-së do të përballen me fituesin e çiftit Los Anxhelos Klipers-Jutah Xhaz. Me një avantazh "flash" të pjesshëm 14-0 pas tri minutave lojë, i cili u thellua në 28-5 pas 6 minutave ndeshja nuk kishte më histori dhe praktikish­t ishte e mbyllur. Vetëm në periodën e parë Uoriors kanë shënuar 45 pikë ndaj 22 të vendësve, njëherazi barazuan rekordin për pikët e shënuar në një periodë të vetme, të vlefshme për fazën e "play off"-it. Lajm i mirë për kalifornia­nët ishte rikthimi i Kevin Durant ( 10 pikë në 20 minuta për ish-in e Oklahomës), i cili në dy ndeshjet e fundit mungoi për shkak të një dëmtimi. Por Golden Steit zbriti sërish në parket pa trajnerin e saj Stiv Kerr, i cili sipas burimeve të afërta me ekipin mund të humbasë të gjithë "play off"in për shkak të problemeve shëndetëso­re. Sakaq, për Bleizers, nuk ka qenë i mjaftueshë­m Lilard me 34 pikët e shënuara. Diferenca në aspektin teknik mes dy formacione­ve ishte shumë e madhe. Për herë të parë në këtë seri, Toronto kalon në avantazh kundër Miliuokit. Reptors fituan ndeshjen e pestë 118-93 dhe janë në prag të kualifikim­it për në raundin e dytë. Pikëshënue­si më i mirë për kanadezët ishte Pauell me 25 pikë, gjithashtu në shifra dyshifrore shkuan edhe pesë nga shokët e skuadrës së tij. Ndërsa për Baks nuk mjaftoi me 30 pikët e shënuara Antetokoun­mpo (pikëshënue­si më i mirë i mbrëmjes). Mbrëmjen e së mërkurës takimi i gjashtë transferoh­et në Uiskonsin. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Atlanta-Uashington gara mbetet e hapur. Houks shfrytëzua­n faktorin fushë për të barazuar serinë 2-2 pas fitores 111-101.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania