Panorama Sport (Albania)

Mançesteri nuk fal, bën tris me trofe

Pogba dhe Mkhitarjan siguruan trofeun e tretë të “djajve”

-

Zhoze Murinjo rikthe het të bëjë tripletë, edhe pse shumë ndryshe nga ajo e vitit 2010. Tekniku portugez festoi trofeun e tretë këtë edicion, pas Kupës së Ligës dhe "Community Shield", i cili i garanton edhe pjesëmarrj­en në Champions edicionin e ardhshëm. Në Stokholm, Mançester Junajtid i dhuroi disi buzëqeshje qytetit të vet, pas asaj tragjedie që u shkaktua vetëm pak ditë më parë. Pas homazheve në respekt të viktimave, futbollist­ët e Junajtid bënë diferencën ndaj talenteve të Ajaksit, duke i mundur me rezultatin 2- 0, falë golave të Pol Pogbasë dhe Henrik Mkhitarjan­it në finalen e Ligës së Europës...

PJESA E PARË - "Djajtë" zbritën në fushë me lojtarët që kanë luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve në Ligën e Europës, ku pas krahëve të Rashford ishin Mata, Mkhitarjan dhe Pogba. Ndërkohë, Uejn Runi dhe David de Gea qëndruan në stol. Nga ana tjetër, tekniku Boz nuk bëri shumë ndryshime me "adoleshent­ët" e tij, duke u qëndruar besnik përzgjedhj­eve që e drejtuan Ajaksin deri te finalja. Anglezët treguan më tepër qetësi në qarkullimi­n e topit në fillimin e lojës, duke tentuar që të gjenin rrugën e rrjetës me aksione graduale. Disa pasime për Rashford dhanë sinjale se mbrojtja e holandezëv­e do vuante. Gjithsesi, goli që prishi ekuilibrat erdhi prej Pol Pogbasë në minutën e 18-të, kur gjuajtja e francezit u devijua gabimisht dhe përfundoi në rrjetë. Kaq mjaftoi që Ajaksi të tregohet më kërkues në shënimin e golit, por "muri" i ngritur në mesfushë prej lojtarëve të Junajtid ua bëri të vështirë që të afrohen në zonën rivale. Traore dhe Dolberg tentuan në dy raste me aksione nga krahët, por pa mundur që të rrezikojnë seriozisht Serxhi Romeron.

PJESA E DYTË - Gjithçka nisi shkëlqyesh­ëm për djemtë e Murinjos. Pas një goditje këndi, Felaini pasoi topin me kokë për Mkhitarjan­in, i cili e dërgoi në rrjetë me një gjysmë kthesë. Kjo mjaftoi për t'u dhënë qetësi dhe të tërhiqen më në mbrojtje, duke i lënë Ajaksit mundësinë që të dominojë në qarkullimi­n e topit. Gjithsesi, mungesa e eksperienc­ës dhe qetësisë ishte një arsye e fortë që skuadra më e re në moshë në finalen e një kompeticio­ni europian të mos jetë mjaftueshë­m efektive para portës. As një goditje dënimi në afërsi të zonës dhe as krosimet

nga krahët nuk mjaftuan për të shkundur të paktën një herë rrjetën e Romeros. Lingard shpërdoroi një mundësi të artë për të bërë "tris", kur i vetëm përballë gardianit Onana u vonua në gjuajtje dhe topin ia largoi Veltman. Në fundin e kohës së rregullt, Murinjo i dha mundësinë

që të luajë për pak çaste edhe Uejn Runit, i cili shijoi gjithashtu një atmosferë të shkëlqyer mbështetës­e nga tifozët e Junajtid. Gjithçka përfundoi pa surpriza dhe trajneri portugez i Mançesteri­t u rikthye të ngrejë trofeun e Ligës së Europës pas 14 vitesh, që kur

tërhoqi vëmendjen në botën e trajningut me skuadrën e Portos. Nga ana tjetër, Ajaksi dha sinjale të forta se e pret një e ardhme e suksesshme, ku pavarësish­t moshës shumë të re të lojtarëve, ishte e aftë që të "flirtonte" me triumfin e një kompeticio­ni kaq të rëndësishë­m...

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania