Panorama Sport (Albania)

Hafizi:Hafizi: VllazninëV­llazninë dhedhe TiranënTir­anën i i dënuan aleancat

"Shpresoj t'u japë një dorë Teuta e të mbijetojnë të dyja, por për keqmenaxhi­min dhe tolerimet s'ua ka fajin askush"

- ADELA MERKO

Ish-trajneri:Ish-trajneri: SituatëSit­uatë dramatike,dramatike, porpor ndoshtando­shta zënëzënë mendmend popo tëtë bien.bien. ShpresojSh­presoj t'ut'u japëjapë njënjë dorëdorë TeutaTeuta dhedhe tëtë mbijetojnë­mbijetojnë tëtë dyja,dyja, porpor përpër keqmenaxhi­minkeqmena­xhimin dhedhe tolerimett­olerimet nuknuk uaua kaka fajinfajin askush...askush...

Dy prej klubeve gati 100-vjeçare janë një hap larg "humnerës". Njëra mes Vllaznisë dhe Tiranës sezonin tjetër mund të bëhet pjesë e Kategorisë së Parë dhe ky fakt ka tronditur edhe shkodranin Astrit Hafizi. Ishlojtari dhe trajneri i Vllaznisë, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar për pak muaj edhe Tiranën, ndien keqardhje që skuadrat e sollën situatën deri në këtë pikë. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai ka radhitur shkaqet që sollën degradimin e dy emrave të mëdhenj të futbollit tonë, ndërsa, përtej keqmenaxhi­mit, "faturën" ua lë edhe llogarive të bëra gabim me aleancat.

Vllaznia-Tirana si kurrë më parë do na dhurojnë një "finale" mbijetese. E priste Hafizi që gjërat do shkonin deri në këtë pikë?

Është humbje e madhe për Shqipërinë. Nuk është se shuhet bota, pasi kemi shembuj kemi boll, rasti konkret është Juventusi në Itali. Problemi është se ne nuk kemi aq nivel në futboll, sa kemi luksin të humbasim një nga dy klubet historike. Fajet janë të gjithanshm­e, por mbi të gjitha i klubeve, pasi e çuan vetë veten në këtë pikë. Veç keqmenaxhi­mit, i kanë bërë llogaritë keq edhe me aleancat. Vllaznia për dy dhe Tirana për tre vite festojnë 100-vjetorin. Ndërsa sot diskutojnë rënien. Më ka rënduar shumë kjo gjë dhe më mirëkupton­i pasi në Shkodër për 20 vite kam qenë pjesëtar i këtij klubi, si lojtar apo trajner. Edhe me Tiranën kam lidhje të ngushta, jo vetëm profesiona­le, por edhe miqësore.

Jua bën zemra që të thoni kush mund të bjerë?

Jo, nuk mundem. Për Vllazninë nuk e them dot, pasi është qyteti im i lindjes. Nuk ma nxë goja. Nuk ka logjikë kjo punë. Aty kam punuar, ndërsa me Tiranën po ashtu jam i lidhur. Kam njerëzit e mi në kryeqytet, pasi nënën nuk e kam shkodrane. Nuk zgjedh dot. Por shpresoj te një mrekulli.

Cila mund të jetë mrekullia?

Shpresoj te Teuta, pasi nga Korabi nuk kam shumë shpresë. Unë dua që "klasikja" të mbetet në Superiore. Në rastin më të keq do shohim një derbi mes Tiranës me Dinamos në të Parën, ose Vllaznia do të detyrojë ekipin B që të zbresë sërish në të dytën.

Profesor, ku kanë gabuar skuadrat këtë sezon?

Vllaznia e ka problemin tek administri­mi. U bënë 5 vite që është në pronësi të bashkisë. Kjo ka ndikuar së tepërmi edhe tek ecuria e ekipit, prej problemeve financiare dhe deficiteve. Secili ia kalon topin tjetrit dhe askush nuk merr përgjegjës­i. Vllaznia pastaj u "fry" pak si tepër edhe prej disa rezultate të mira, madje menduan edhe vendin e 4-t. Vllaznia është një klub që prodhon talente, megjithatë që të funksionoj­ë ka nevojë që të ndërthuren të rinjtë me eksperienc­ën. Kjo i ka munguar, pasi edhe merkaton

e ka bërë me pikatore.

Gjithsesi, kishin mundësi që të shmangnin rrezikun...

Gabimi kryesor vjen nga ai barazim me Korabin, kjo i vendosi "vulën". Kjo i kushtoi shumë dhe po e vuajnë.

Po Tirana?

Nëse Vllaznia gaboi një herë, Tirana e bëri dy herë. Katër pikë të lëna me Korabin po e rëndojnë sot. Pastaj iu prishën ekuilibrat edhe me merkaton. Afruan të huaj që nuk bënë dot diferencë. Pastaj situata u përkeqësua në janar kur jo vetëm iu bllokua merkato, por morën përsipër që të bënin edhe largime. Ky ishte

një gabim fatal.

Nëse bien, a mund të shërbejë si formë reflektimi?

Këto skuadra duhet të zënë mend një herë e përgjithmo­në. Të dyja kanë pasur probleme në vitet e fundit dhe kanë notuar në ujëra të turbullta. "Hë se ia hodhëm edhe këtë herë", me këtë moto nuk ecet gjithmonë. Po nuk zgjodhe njerëzit e duhur për formimin e një klubi profesioni­st dhe pa organizim, nuk gjen derman. Vllaznia ka nevojë edhe për president. Pastaj edhe Tiranën një person i vetëm nuk mund ta mbajë. Duhet një plan konkret. Ndaj dalja e njërës apo tjetrës

mund t'i shërbejë që të zënë mend për të ardhmen. E rëndë është, por pas një të keqeje, mund të vijë një e mirë. Ndoshta mund të kthehen nga e Para, me mend të tjera. Ndaj t'i vendosin gishtin kokës. Nuk mund të ecet me pasione personale apo me lojëra politike. Duke e kaluar topin një herë majtas dhe një herë djathtas. Gabimet përfshijnë gjithkënd, megjithatë unë mendoj se fajet kryesore u mbeten ekipeve.

Një javë më parë, Kukësi u shpall kampion, ndërsa në finish vendoset se kush bie. E kishit menduar që do lihej gjithçka për në fund?

S'ma mori mendja. Pasi në fundin e fazës së 3- të dhe fillimin e të 4-ës, sikur ishin përcaktuar disa verdikte. Por tolerimet, ose më mirë po i quaj "aleanca", se duket si më e zbutur si fjalë, i kushtuan si Tiranës, ashtu edhe Vllaznisë. Janë përfolur që të dyja, i kemi parë dhe lexuar. Edhe kjo ka ndikuar në këtë rrëshqitje­n. Nuk erdhi aq papritur domethënë.

Llogari të bëra gabim doni të thoni...?

Po, po. Nuk mund të bësh aleancë në kurriz të ekipit dhe tifozëve të tu. Kjo nuk shkon. Ky term po përdoret shumë

dhe për mua është e patolerues­hme, megjithatë në vendin tonë duket edhe e padënueshm­e. Aleanca të tilla, të deklaruara kaq hapur, duhet të shoqërohen edhe me masat prej organeve përkatëse. Këto po e prishin futbollin. Nuk e di kur do i vijë fundi, pasi pa gjetur asnjë fajtor, më duket sikur nuk do të mbyllet kurrë kjo histori.

Rasti "Bakaj" u bë precedent i rrezikshëm, pasi edhe Gilman Lika nuk do të luajë në Shkodër. Keni ndonjë koment për këtë çështje?

Futbollist­ët duhet të kuptojnë se për kë kanë firmosur,

ku luajnë dhe ku paguhen. Elis Bakaj nuk duhet të harrojë se Vllaznia i hapi dyert kur ai kishte nevojë, pasi Tiranës iu bllokua merkatoja. Duhet t'i bënte mirë llogaritë. Sa i përket Gilman Likës, është tjetër situatë, ai u bë vite që luan në klube të ndryshme, megjithatë prapë më e pranueshme është. Ai ka dalë nga Vllaznia, ndryshe nga Bakaj që është produkt i Partizanit. Gjithsesi, unë e gjykoj si një vendim të nxituar. Vllaznia tani ka nevojë për Elisin, pasi për ndeshje të tjera ndoshta edhe nuk ka pasur. Në momentin

më të vështirë, e lë në baltë.

Shumë mungesa te Vllaznia, ndryshe nga Tirana. Do ndikojnë?

Tirana ka krijuar imunitete nga mungesat, nuk do i bëjë përshtypje. Por as Vllaznisë, pasi është mësuar me të rinjtë. Ndoshta mund të ndihet mungesa e Shtubinës, pasi do i mungojë eksperienc­a. Megjithatë nuk do ndikojnë, pasi këto ndeshje duan shpirt dhe zemër, asgjë tjetër.

Kush e ka presionin më të madh?

Tirana është më shumë në presion, pasi luan në Shkodër dhe është e dënuar të luajë për gjithçka. Vllaznia është disi më komode, pasi i duhet vetëm një pikë. Shpresoj vetëm që tifozët të jenë të shumtë dhe të na dhurojnë spektakël në tribuna. Jo vetëm vendësit, por edhe miqtë nga Tirana. Ata janë në bojkot me sa di unë, megjithatë të shpresojmë.

Shkodranët kanë kërkuar gjyqtarë të huaj, ju duket e drejtë?

U bë rrugë kjo punë. Megjithatë, pse mos të mos vijë i huaj edhe në Shkodër?! Të paktën skuadrave nuk do u mbetet peng dhe në këtë formë shmanget ajo që ndodhi në Kukës. Klubet deri më tani na kanë ofruar civilizim, korrektësi dhe "fair play", ndaj nuk do ishte e mirë që një pakujdesi e një gjyqtari, kushdo qoftë të jetë ai, të vendosë rënien. Të paktën kjo të mos të ndodhë. Ndaj FSHF të miratojë kërkesën, por shpresoj të mos vijë nga vendet fqinje dhe të vogla, që janë në një nivel me ne. Një italian për shembull, do ishte perfekt, pasi janë shumë herë më profesioni­stë.

Josa nga "rekordmen" i titujve, është 90 minuta larg rënies...

Kjo është puna e trajnerit. Kjo i ndodhi edhe Guardiolës, ndaj është e pashmangsh­me në zanatin tonë. Mireli erdhi nga një triumf i jashtëzako­nshëm te Tirana, megjithatë unë them që duhet të kishte bërë një zgjedhje tjetër, ndoshta të shkonte në një ekip të nivelit të Skënderbeu­t. Ai zgjodhi klubin e zemrës, fanellën, tifozët dhe qëndroi pranë familjes. Por, unë them që një trajner i mirë duket me një ekip po aq të mirë. Këtë ai tregoi në Korçë, ndërsa te Tirana nuk gjeti terrenin e përshtatsh­ëm. Por, në fund të fundit, e ka marrë përsipër këtë "betejë" dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta çojë deri në fund këtë punë dhe shpresoj ta mbyllë me sukses.

 ??  ?? VLLAZNIA-TIRANA 0-0 Çast nga një ndeshje e luajtur në Shkodër
VLLAZNIA-TIRANA 0-0 Çast nga një ndeshje e luajtur në Shkodër
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania