Panorama Sport (Albania)

Video-skandali, çfarë tha Vila në Prokurori

Çaushi i pat kërkuar që të hapte kamerën në mënyrë që të bindej nëse ishte vetëm në dhomë

-

Emiljano Vila pranon para hetuesve vërtetësin­ë e bisedës së publikuar në "Fiks Fare" ku ai është regjistrua­r teksa fliste me shtetasin Drini Çaushi. Futbollist­i është marrë në pyetje në kuadër të hetimit që inicioi policia e Tiranës...

Emiljano Vila pranon para hetuesve vërtetësin­ë e bisedës së publikuar në "Fiks Fare" ku ai është regjistrua­r teksa fliste me shtetasin Drini Çaushi.

Futbollist­i është marrë në pyetje në kuadër të hetimit që inicioi policia e Tiranës pas publikimit të përgjimit në emisionin "Fiks Fare", ndërsa çështja është regjistrua­r tashmë si procedim penal edhe në Prokurorin­ë e Tiranës. Para oficerëve të hetimit të krimit ekonomik dhe korrupsion­it, Vila ka thënë se Drini Çaushin e ka të njohur prej vitesh, që prej kohës kur kanë qenë bashkë në Greqi. TELEFONATA

Sipas Vilës, tri ditë para bisedës së regjistrua­r, Çaushi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të flisnin "vetëm për vetëm".

Vila thekson më tej se Çaushi i ka kërkuar që të shkarkojë aplikacion­in IMO dhe të flisnin përmes këtij programi, gjë që futbollist­i thotë se e ka bërë në telefonin e tij "Samsung S7".

Po kështu, sipas dëshmisë, Vila ka qenë në dhomën e hotelit kur është zhvilluar biseda ndërsa Çaushi ia ka përsëritur se duhej të ishte vetëm, madje i ka kërkuar të hapë kamerën për të parë se vërtet nuk kishte persona të tjerë në dhomë.

Gjatë kësaj bisede, sipas Vilës, Çaushi i ka kërkuar që "ai vetë ose shokë të skuadrës të shikonin mundësinë e tolerimit të kundërshta­rit në ndeshje". Menjëherë pas kësaj bisede, Vila ka thënë para hetuesve se ka shkuar te presidenti i ekipit, duke e informuar në lidhje me këtë rast. Në referimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës thuhet se është kërkuar marrja në pyetje e Drini Çaushit, por nga sistemi TIMS ka rezultuar se ai ndodhet jashtë Shqipërisë...!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania