Panorama Sport (Albania)

Makthi s'ka fund, Rraklli paditet për mashtrim

Shtyhet edhe seanca për mosparaqit­je, kërkohet vendndodhj­a

-

Përsëri probleme me drejtësinë për Altin Rrakllin. Ish-futbollist­i i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më pas trajneri i Kombëtares së femrave këtë herë akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh nga Prokuroria e Tiranës. Gjyqtari Sokol Tona ka prezantuar dje akuzën për Rrakllin duke e motivuar si "të akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Ilir Nasto me shumën 150 mijë euro".

Por Rraklli nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë dhe nuk është përfaqësua­r aty as nga avokati i tij. Seanca ishte shtyrë që nga data 7 prill, por edhe pse Rraklli ishte lajmëruar për ditën e djeshme, ka zgjedhur që të mos paraqitet. Gjyqtari Toma ka kërkuar informacio­n nga sistemi TIMS për lëvizjet e Rrakllit, i cili ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare pak kohë më parë, për të mbajtur vetëm atë gjermane dhe vendbanimi­n e ka në Gjermani. Vitin e kaluar, Rraklli përfundoi në shënjestër të drejtësisë austriake, i akuzuar për pjesëmarrj­e në aktivitet të jashtëligj­shëm në favor të basteve sportive.

HETIMET NË AUSTRI Pak kohë më parë, Altin Rraklli u përfshi në një gjyq ku me dhjeta persona janë dënuar për trukime, mes të cilëve edhe disa shqiptarë. Por, në një rrëfim për "Panorama Sport", Altin Rraklli ka zbuluar të gjitha provat që janë paraqitur kundër tij në gjykatë. Në Klagenfurt të Austrisë, gjyqtari i ra çekiçit duke e dënuar me 10 muaj burg me kusht. Dhe, sipas ish-sulmuesit, faji i vetëm që ka kryer është se dinte… gjermanish­t. Ja çfarë tha Rraklli për gazetën rreth atij gjyqi: GJYQI NË AUSTRI "Kisha një gjyq që akuzohesha në një ndeshje për tentativë trukimi, në rolin e përkthyesi­t, midis personave që janë dënuar për këtë vepër penale disa vite më parë. Është një ndeshje e kampionati­t austriak. Por, nuk ka qenë kjo arsyeja që unë jam takuar me ata persona. Këta persona, që janë shqiptarë, i njihja për shkak se ishin të përfshirë në merkaton e futbollist­ëve. Punonin si menaxherë lojtarësh dhe kishin kontakte me disa klube atje". TRUKIME?

"Jo, ata nuk po kuptoheshi­n dot për shkak të gjuhës. Shqiptarët nuk e dinin

mirë gjermanish­ten, ndërsa personat e tjerë në tavolinë, që ishin edhe menaxherë, edhe futbollist­ë, nuk po arrinin të kuptonin dot dhe kërkuan ndërhyrjen time që e flisja mirë gjermanish­ten, pasi kam qëndruar shumë vite në atë vend. Bëhej fjalë

për një ndeshje, në të cilën ekipi duhet të humbiste. Emri? Nuk do ishte korrekte ta përmendja unë, për aq kohë sa nuk jam dënuar për atë vepër. Plus që bëhet fjalë për një bisedë të kryer në vitin 2010 dhe sinqerisht nuk i mbaj mend mirë detajet".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania