Panorama Sport (Albania)

Tirana-Akademia shkojnë në finalen e U-17

Një penallti ndëshkon Shkëndijën e Durrësit, skuadra e Alban Bushit i falet kapitenit Indrit Tuci

- ABDULLA DUSHKU

Tirana dhe Aka demia do të disku tojnë titullin kampion për grupmoshën U-17. Pas ndeshjeve të djeshme gjysmëfina­le, bardheblut­ë fituan me përmbysje 4-2 ndaj Flamurtari­t, ndërsa Akademia mposhti minimalish­t 1-0 Shkëndijën e Durrësit, falë një goli nga pika e bardhë. Ndeshjet e luajtura dje në Pezë kanë dhuruar emocione te të pranishmit. TIRANA-FLAMURTARI Një finale e parakohshm­e dhe një nivel mjaft i lartë loje. Tirana dhe Flamurtari kanë dhuruar spektakël dhe gjashtë gola. Në fund fitorja 4-2 u ka buzëqeshur bardhebluv­e të vegjël, që drejtohen nga Sulejman Mema. Loja ka nisur me Flamurtari­n super, që ka shënuar dy gola të shpejtë, sa që e befasoi ekipin kryeqyteta­s. Në harkun e 13 minutave, Flamurtari realizon me Rrapajn dhe Balilajn. Ky i fundit shënoi pas një goditjeje dënimi nga rreth 25 metra. Duket sikur gjithçka mori fund dhe Flamurtari do të ishte në finale, por kryeqyteta­sit inkurajohe­n nga kapiteni Dragoshi. Ky i fundit u jep zemër të tijve dhe në minutën e 26-të vjen goli. Pas goditjes së Bakajt dhe grushtimit të portierit, është Selenica që shtyn topin drejt rrjetës. Tirana qetësohet dhe me këtë rezultat shkon në pushim për të nisur një pjesë të dytë të furishme dhe të papërmbajt­ur. Futja e Tabakut shërbeu si një oksigjen për skuadrën, e cila bëhet më aktive drejt sulmit. Që në minutën e 49-të është mbrojtësi Isha, ai që barazon shifrat, duke goditur bukur me kokë topin e krosuar nga Tabaku. Presioni kryeqyteta­s vazhdon dhe në të 58-tën Selenica shërben tek Ismailgeci, i cili nuk fal duke tundur rrjetën. Entuziazëm i jashtëzako­nshëm i tij dhe shkon të festojë te babai, që kishte ditëlindje­n. Ka ndodhur ajo që nuk pritej nga Flamurtari, një përmbysje e jashtëzako­nshme nga 0-2 në 3-2. Për ta bërë më të bukur këtë fitore mendon Alban Çejku, i futur në pjesën e dytë. Pas kombinimit me Çelën, ai katërfisho­n shifrat. Bardheblut­ë u mbështetën edhe nga 200 tifozë, që krijuan atmosferë të bukur.

AKADEMIASH­KËNDIJA D.

Ka qenë ndeshje e një niveli jo të kënaqshëm, me të dyja skuadrat që janë përpjekur për t'i rrëmbyer fitoren njëratjetr­ës. Akademia e Futbollit ka dominuar, por 80 minutat janë vendosur nga një penallti. Skuadra e trajnerit Elidon Topi ka krijuar volum të madhe loje me mesfushorë­t Koleci e Xheka, ndërsa në sulm organizohe­n bukur Tuci e Mehmetllar­i. Te skuadra durrsake e shkollës së mjeshtëris­ë shkëlqyen Laroshi, Hoti, Bytyçi e Gecaj. Në minutën e 14-t është Skënderi, që kryen goditjen e parë drejt portës kundërshta­re, por topi del jashtë. Më pas provojnë Koleci e Tuci, por nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Në minutën e 31-të është momenti më i bukur për Shkëndijën e Durrësit, kur Berisha del i vetëm me portierin, por ky i fundit pret bukur. Afër fundit të pjesës së parë do të vijë edhe goli që vendosi ndeshjen. Është Tuci që depërton bukur në mbrojtjen mike dhe Marku ndërhyn në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar 11-metërsh. Atë e merr përsipër vetë kapiteni Tuci dhe e kthen në gol. Pas pushimit, në fraksionin e dytë kemi përsëri një dominim nga ana e Akademisë. Xheka jep një kros në zonë dhe Mehmetllar­i pas një kërcimi dëmton portierin, teksa ndëshkohet edhe me karton të verdhë. Pas një minute kemi një ndërhyrje mjaft të rëndë nga Mehmetllar­i në dëm të Kamerit dhe vjen kartoni i dytë i verdhë, duke lënë Akademinë me 10 lojtarë. Mirëpo, pas 15 minutash është Hoti i durrsakëve që merr edhe ai kartonin e dytë të verdhë dhe skuadrat balancojnë numrat. Në të 79-ën është vetë portieri i skuadrës së Mjeshtëris­ë durrsake, Laroshi, që ka lënë portën dhe godet bukur me kokë, në një krosim nga këndi, por topi përfundon jashtë. Kështu, kjo sfidë mbyllet me fitoren e Akademisë 1-0, duke e çuar këtë skuadër për herë të parë në finale pas tri vitesh themelim. Në finale nuk do të ketë sulmuesin më të mirë të saj, Arbër Mehmetllar­in, që ndaj Shkëndijës u ndëshkua me karton të kuq.

 ??  ??
 ??  ?? Ekipi i Akademisë para ndeshjes së djeshme
Ekipi i Akademisë para ndeshjes së djeshme
 ??  ?? Ekipi i Tiranës para ndeshjes së djeshme
Ekipi i Tiranës para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania