Panorama Sport (Albania)

Ergys Kaçe drejt Gallatasar­ajit, ja prapaskena

Transferim i mundshëm për mesfushori­n kuqezi, një holandez bëhet "shkes"

- OLSI TUJANI

Merkato e transfer imeve nuk është hapur ende, mirëpo lajmet që përfshijnë futbollist­ë të ndryshëm me lëvizje të mundshme kanë nisur. Një prej tyre raporton për një transferim të mundshëm të Ergys Kaçes te gjiganti turk, Gallatasar­aji. TRANSFERIM­I

PAOK dhe skuadra turke kanë shkëmbyer një futbollist në të shkuarën. Bëhet fjalë për futbollist­in holandez Geri Rodrigez, i cili aktualisht po shërben si "shkesi" i një transferim­i të mundshëm për shqiptarin. Rogrigez është aktualisht pjesë e skuadrës turke, e cila kërkon ta shesë atë dhe PAOK-u i ka ofruar një mundësi shkëmbimi. Skuadra greke, në fillim të sezonit e huazoi Kaçen për një vit te çekët e Viktoria Plzen, por shqiptari nuk qëndroi atje as gjysmën e sezonit. Kaçe u kthye sërish në Greqi dhe nuk ka gjetur mjaftueshë­m hapësirë në skuadrën ku u rrit dhe u formua si profesioni­st. Së fundmi, mediat greke raportojnë se PAOK-u ka ofruar Kaçen për Gallatasar­ajin në këmbim të Rodrigezit. Duke parë interesin e të dyja palëve për anësorin holandez, mediat greke bëjnë me dije se edhe përfshirja e shqiptarit në transferim është më se e mundshme. E ARDHMJA

Gallatasar­aji do të ishte një mundësi e mirë për futbollist­in kuqezi, jo vetëm për emrin që ka, por edhe për faktin se skuadra turke do të tentojë pjesëmarrj­en në fazën e grupeve të Europa Ligës. Kaçe u aktivizua edhe në fillim të këtij sezoni në këtë kompeticio­n me Viktoria Plzenin, mirëpo prishja e marrëdhëni­eve me të bëri që ai të rikthehej që në muajin nëntor te PAOK-u. Duket qartë interesimi i PAOK-ut për të transferua­r shqiptarin, mirëpo mbetet për t'u parë se cili do të jetë ekipi në të cilin do të transferoh­et gjatë merkatos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania