Panorama Sport (Albania)

Mungon edhe Lika me Vrapin

Mbrojtësi i Vllaznisë lë grumbullim­in, klubi: Ka probleme shëndetëso­re

- ADMIR URUÇI

“Nuk më bëjnë këmbët", kthehet në... modë para Vllaznia"Klasikja" e mbijetesës fut në siklet edhe çështjet e zemrës. Pas Elis Bakajt, edhe Gilman Lika i shtohet listës. Shkodrani dje i ka kërkuar Mirel Josa se nuk do donte të luante kundër ekipit "mëmë". Pas konsultës që stafi ka bërë edhe me drejtuesit, ka qenë vetë Refik Halili që i ka dhënë "OK"-in. Lajmi konfirmohe­t zyrtarisht edhe prej klubit bardheblu. Mesfushori edhe dje u stërvit normalisht me ekipin, megjithatë nuk është grumbullua­r dhe as do të jetë pjesë e formacioni­t në 90 minutat më të rëndësishm­e që vendosin mbijetesën e kryeqyteta­sve.

VRAPI LË ULQININ - Te Vllaznia del një tjetër çështje, por këtë herë mban emrin e Endri Vrapit. Mbrojtësi ka lënë dje grumbullim­in në Ulqin, duke ngritur dyshime se edhe ai nuk dëshiron të luajë ndaj Tiranës. Megjithatë, është vetë klubi, që thotë të kundërtën. Në një bisedë me "Panorama Sport" nga Mali i Zi, ka qenë mjeku i ekipit, Zyhdi Çoba, i cili ka sqaruar se lojtari është i sëmurë. "Nuk ka lidhje me rastin e Bakjat. Vrapi, kur u nisëm për grumbullim, rrugës pati ethe. Më kërkoi termometri­n, megjithatë duke qenë se çantat i kishim në bagazh, vetëm kur mbërritëm në hotel, kuptuam se

ishte me 38.5. E trajtuam, zhvilloi edhe stërvitje, megjithatë mbrëmjen e së martës i shkoi 40. E kemi gdhirë bashkë me të. Të nesërmen u kthyem në Shkodër dhe në Sanatorium bëmë një kontroll, çka konfirmoi se ishte me bronkopneu­moni. Pas konsultës që bëmë me stafin, përtej dëshirës që lojtari kishte

që të qëndronte me ekipin, u pa e udhës që të ndalte grumbullim, pasi i sëmurë nuk e ndihmon ekipin. Në Shkodër s'mund të qëndronte se kishte nevojë për asistencë, ndaj i dhamë leje që të shkonte pranë familjes në Tiranë. Ka nisur një kurë me antibiotik­ë për 10 ditë", u shpreh mjeku i Vllaznisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania