Panorama Sport (Albania)

Nga titulli te mbijetesa, ka mbetur vetëm... Shtubina

Shtatë kampionë bardheblu janë tërhequr nga futbolli

- JORGIS MEMO

Në të njëjtin muaj tetë vite më parë, Tirana dhe Vllaznia diskutonin në stadiumin "Qemal Stafa" një "finale" për titullin kampion. Koincidenc­a e kalendarit kishte bërë që në javën e fundit, dy skuadrat legjendë të futbollit shqiptar të ndanin gjithçka. Bardheblut­ë kishin një pikë më shumë se shkodranët dhe u mjaftonte barazimi për t'u shpallur kampionë, ndërsa Vllaznisë i duhej patjetër fitorja. Tirana drejtohet nga Alban Tafaj, pas dorëheqjes së Agustin Kolës pak javë para fundit të kampionati­t. Në pankinën kuqeblu ishte malazezi Dervish Haxhiosman­oviç. Ka qenë një 90-minutësh fantastik, që përkon me titullin e fundit të fituar nga Tirana. Pikërisht në sezonin 2008-2009, bardheblut­ë kanë fituar titullin e 24-t, duke mposhtur Vllazninë me shifrat 2- 1. Që në minutën e parë shënoi Devi Muka, ndërsa më pas dyfishoi shifrat Migen Memelli. Në një stadium të tejmbushur me afro 13 mijë shikues, goli i Xhevahir Sukajt nuk u mjaftoi kuqebluve dhe, në fund, festuan të zotët e shtëpisë. Por ku janë sot heronjtë e fundit që kanë shpallur Tiranën kampione. Blendi Nallbani, Rezart Dabulla, Bledar Devolli, Devi Muka, Saimir Patushi, Migen Memelli dhe Daniel Xhafaj janë tërhequr nga futbolli, por një pjesë e mirë e tyre i është futur rrugës së trajningut. Ish-kapiteni Muka është ak-

tualisht drejtor sportiv i Tiranës, ndërsa Memelli drejton Tiranën B. Nga ana tjetër, Nallbani bën detyrën e shefit të klubit shumësport­ësh "Studenti". Ish-mesfushori Devolli mbylli sezonin si trajner te Bylisi, ndërsa më parë ka drejtuar Luftëtarin dhe Kamzën. Për të vazhduar me Patushin, i cili prej vitesh

punon si trajner moshash. Të njëjtën gjë bën edhe ish-bomberi Xhafaj në Amerikë, ndërsa Dabulla ende nuk është i angazhuar. Nga formacioni fitues i titullit të fundit të bardhebluv­e janë ende në aktivitet emra si Toni Pezo (Luçko-Liga e dytë kroate), Andi Lila (PAS Janina), Abraham Aleçenu (Laçi), Ansi Agolli

(Karabak), Jetmir Sefa (Kamza), Sabjen Lilaj (Skënderbeu) dhe Gjergji Muzaka (Skënderbeu).

TË TJERËT

Nga 27 lojtarët e aktivizuar në ndeshjen e fundit që dy skuadrat luftonin për titull, ai që ka mbijetuar është vetëm Ndriçim Shtubina, i cili aktualisht mban shiritin e kapitenit te Vllaznia. Mirëpo, si për ironi të fatit, të shtunën mesfushori shkodran do të mungojë në përballjen e mbijetesës për shkak të kartonëve. Nga kuqeblutë që humbën titullin në javën e fundit, ata që janë tërhequr prej vitesh nga futbolli janë Armir Grima, Paulin Dhëmbi, Marko Bashiç, Elvin Beqiri, Suad Lici, Amarildo Belisha, Safet Osja, Ilir Nallbani, Xhejms Boadu dhe Vioresin Sinani. Ish-kapitenët Grima dhe Sinani janë aktualisht në krye të Kombëtares së femrave, ndërsa Beqiri, Belisha dhe Osja punojnë si trajner moshash. Ish- mesfushori ganez, Boadu, u tërhoq nga futbolli vetëm një vit më parë, ndërsa ish-mbrojtësi Bashiç luajti për herë të fundit me Shibenikun në Kroaci. Ndërsa lojtarët që ende janë pjesë aktive e futbollit, bëhet për Dritan Smajlin (kapiten i Besëlidhje­s) dhe Xhevahir Sukajn (sulmues i Partizanit). Ish-trajneri Dervish Haxhiosman­oviç është prej kohësh në krye të Kombëtares së Femrave të Malit të Zi. Të gjithë këta protagonis­të të sezonit 2008-2009, të shtunën ndoshta do të jenë në "Loro Boriçi" për të ndjekur "finalen" që nuk do të donin ta shikonin kurrë. Por, realiteti ky është, 33 tituj do të luftojnë për të mbijetuar...

 ??  ?? Çast nga ndeshja e vitit 2009, kur Tirana dhe Vllaznia luftonin për titull
Çast nga ndeshja e vitit 2009, kur Tirana dhe Vllaznia luftonin për titull

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania