Panorama Sport (Albania)

Skema sulmuese dhe optimizëm, bluzinjtë gati të thyejnë Kukësin

-

Luftëtari, nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç, është duke vijuar përgatitje­t për ndeshjen e fundit të sezonit, që do të luajë në shtëpi ndaj Kukësit, skuadër e cila tashmë ka arritur të fitojë titullin kampion. Në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a", bluzinjtë më shumë se të vendosur për të dhënë maksimumin e pritshëm, kur bëhet fjalë për një takim kaq të rëndësishë­m, ku fitorja do t'i jepte ekipit vendin e katërt në klasifikim. Të grupuar mes njëri-tjetrit pas disa ushtrimeve me karakter aerobik, tre trajnerët, Milinkoliç, Jovanoviç dhe Papa, të ndihmuar dhe nga përgatitës­i i portierëve kanë orientuar futbollist­ët në një seancë stërvitore intensive. Të ndarë në dy gjysmëfush­a në drejtimin e Milinkovic­dit në njërin krah, Papës në qendër si dhe Jovanoviçi­t në krahun tjetër futbollist­ët bluzinj përmes ushtrimeve të lojës me topin treguan se çdo aksion i ndërtuar duhet përfunduar me sukses. Nga ana tjetër, me portierë Rokon dhe Ruçin nuk munguan dhe goditjet drejt portës. Çdo ushtrim kishte rrjedhë logjike, atë të lojës së shpejtë sulmuese, pa mohuar pozicionim­in në mbrojtje. Mes pushimit të 30 minutave, 22 futbollist­ët pjesëmarrë­s në seancën stërvitore nuk vonuan të formonin rrethin e zakonshëm mes dy grupeve, me opsion kontrollim­in e topit deri në pasin e fundit. Nuk kanë vonuar minutat e ekzekutimi­t të goditjeve të shkurtra standarde në vijën fundore, të alternuara këto me përfundimi­n e topit në zonën e portierëve respektivë. OPTIMIZMI - Ajo që është vënë re në seancën e djeshme stërvitore ishte optimizmi dhe siguria mes lojtarëve për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Kukësit. Mungesa e Behar Ramadanit në seancën e djeshme stërvitore, si dhe ajo e gardianit Festim Miraka, shtuar këtu edhe mungesën e Albano Aleksit të skualifiku­ar duket se e rrisin shkallën e vështirësi­së për formacioni­n bluzi, kur bëhet fjalë për një ndeshje më shumë se jetike, përballë Kukësit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania