Panorama Sport (Albania)

Daja në alarm për formacioni­n, 11 mungesa në ndeshjen ndaj Partizanit

Korçarët, me sytë nga Disiplina për Salihin dhe Muzakën

-

Kategoria Superiore i ka dhënë verdiktet e saj, pasi Kukësi është shpallur kampion. Megjithatë, për trajnerin e Skënderbeu­t, Ilir Daja, ndeshja ndaj Partizanit, e cila do të luhet për të respektuar kampionati­n, do të jetë mjaft e vështirë. Ajo që e vështirëso­n punën për trajnerin kryeqyteta­s është numri i madh i mungesave që Skënderbeu ka ditët e fundit. Mund të themi se bardhekuqt­ë kanë minimalish­t 10 mungesa nga ekipi i parë, çka do të thotë se janë vetëm 13 lojtarë në dispozicio­n për trajnerin bardhekuq. Veç mungesave të sigurta të Lilajt, Abazit dhe Malajt duke shtuar këtu edhe të pezulluari­t Osmani, Mici, Radas dhe Latifi, trajnerit të Skënderbeu­t duket se i duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e tjera që vijnë për situata të ndryshme, por edhe dënimet që pritet të vijnë nga vendimi që do të jepet nga Komisioni i Disiplinës ditën e sotme. Më të rrezikuari­t nga ky dënim dukshëm janë Salihi dhe Muzaka për shkak të ngjarjeve në ndeshjen ndaj Kukësit. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t'u parë. Një situatë e tillë e ka bërë me dhimbje koke trajnerin kryeqyteta­s që sikur të mos mjaftonin këto probleme shtohet në listë edhe mungesa e Reza Karimit, i cili është në Iran, për t'u paraqitur në shërbimin ushtarak të detyrueshë­m, si dhe Fukui që prej kohësh është jashtë ekipit pas një problemi shëndetëso­r në kocka dhe po merr mjekim të specializu­ar në kryeqytet. Pak a shumë një situatë e tillë bëhet thuajse e pamundur për trajnerin e Skënderbeu­t në ndërtimin e formacioni­t që me mungesat që ka në ekip duhet "shpikur" nga e para. Me formacioni­n e

mundshëm, duket se Daja do të ketë shumë probleme, pasi duhet të llogarisë mirë edhe numrin e lojtarëve të huaj në formacioni­n e titullarëv­e si dhe ata që do të jenë në stol të detyrueshë­m për këtë takim. Tashmë nuk është çudi që për takimin e së shtunës Daja të ketë në stol emra të rinj që do të vijnë nga ekipet e moshave.

LATIFI-MICI - Më shumë se kushdo tjetër, trajnerin e Skënderbeu­t e shqetëson gjendja e Micit dhe Latifit që kanë lënë të dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e Kukësit. Futbollist­ët duket se kanë ende probleme dhe nuk ishin

të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore. Sipas asaj çka raportohet edhe nga stafi mjekësor i ekipit të Skënderbeu­t, të dy lojtarët pritet që të "kurohen" në Serbi. Sërish "magjistarj­a" Marjana pritet që të ketë vizita nga Skënderbeu brenda një kohe shumë të shkurtër pasi më herët ka rikuperuar Osmanin dhe Salihin. Dukshëm ky është një vendim nga klubi që kërkon të ketë sa më shpejt të jetë e mundur në ekip dy futbollist­ët, pasi në fundin e muajit do të luhet edhe finalja e Kupës ndaj Tiranës. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania