Panorama Sport (Albania)

Karioka: hampions i, një ëndërr

"Do të flas me presidenti­n për të ardhmen, dua të qëndroj, por s'varet nga unë"

- SKERDILAID SULOZEQI

Pak samba braziliane edhe në Kukës. Zhan Karioka ishte një nga elementët kryesorë të skuadrës verilindor­e në garën për titullin kampion. Ai erdhi në Shqipëri bashkë me "koloninë" braziliane, por nga grup prej 6 lojtarësh që solli Marselo Troisi, vetëm Karioka arriti të mbërrijë në finish. Në një intervistë për "Panorama Sport", braziliani rrëfen emocionet e titullit, vështirësi­të që kanë hasur, pritshmëri­të nga vetja, ndërsa në fund tregon dhe për planet e tij personale, pasi 27-vjeçarit i përfundon kontrata mbas Kupave të Europës.

Kur erdhe te Kukësi, e mendoje që do dilje një ditë kampion?

Kur lashë Brazilin për të ardhur në Shqipëri, e bëra me dëshirën për të fituar trofe e për të bërë histori dhe dua të falënderoj Zotin që kam arritur të marr tre trofe mjaft të rëndësishë­m. Të gjitha këto që suksese që kemi arritur janë për meritë të ekipit, meritë e futbollist­ëve, e stafit dhe pa dyshim e presidenti­t.

Si e përjetove fitimin e titullit?

Siç më patë edhe vetë, atë ditë mbas ndeshjes me Skënderbeu­n, u lumturova shumë, pasi mbas një viti shumë të vështirë e me mjaft sakrifica arritëm të konkretizo­nim me sukses fitimin e titullit. Vazhdoj të jem i emocionuar, pasi mbas një rivaliteti mjaft të madh vetëm javën e parafundit arritëm ta bënim tonin titullin kampion. Këtë sukses ia dedikoj nuses sime, fëmijës tim dhe familjes sime, pa dyshim dhe shokëve e tifozëve të Kukësit.

Nga të gjithë shokët e tu nga Brazili që erdhët së bashku në verën e vitit +0./, ke ngelur vetëm ti, si të duket?

Shokët e mi nga Brazili patën probleme serioze dëmtimi dhe disa acarime me klubin, ndaj besoj që për fat të keq këto kanë ndikuar dhe kanë qenë arsyet e largimit. Për fatin tim të mirë, unë nuk kam pasur dëmtime të gjata, thjesht ndonjë gjë të vogël ndonjëherë, por që jam kthyer shumë shpejt.

Këtë vit nuk ke shënuar aq gola sa priteshin nga ty

edhe pse ke bërë një sezon të shkëlqyer, çfarë ka ndodhur?

Nuk e di çfarë ka ndodhur, por di të them që unë kam luajtur më shumë si lojtar fiks dhe kam qenë mjaft taktik, kam ndihmuar dhe në fazën mbrojtëse, kam markuar, më parë kam qenë më i lirë. Por, unë jam mjaft i kënaqur për atë që kam dhënë, pasi kam ndihmuar shumë skuadrën dhe kam punuar për ekipin, me të cilin arritëm dhe objektivin tonë madhor, fitimin e titullit. Dhe pse nuk kam shënuar aq sa unë dua, apo aq sa

pretendoj, nuk mërzitem, pasi sipas detyrave që më janë dhënë kam bërë maksimumin, duke punuar për skuadrën e duke ndihmuar te golat që kemi shënuar. E rëndësishm­e është që kemi fituar në fund titullin.

Cila ka qenë ndeshja më e vështirë në këtë sezon për ty?

Unë mund të them që të gjitha ndeshjet janë të vështira, pasi të gjithë luanin shumë fort ndaj nesh, për të na ndalur, por nuk arritën dot. Unë mund të veçoj disa ndeshje që për mua kanë qenë mjaft të forta dhe na

kanë vënë në vështirësi, si ndeshja ndaj Skënderbeu­t në Korçë ku barazuam në fund, ndaj Partizanit në Tiranë, ndaj Teutës në Durrës edhe pse fituam e ndaj Laçit në Laç. Mendoj që këto kanë qenë dhe ndeshjet kyçe për ne, por ia kemi dalë.

Po ekipi më i fortë për Kukësin?

Dy kundërshta­rët tanë më të fortë kanë qenë Skënderbeu dhe Partizani, pasi të dyja këto ekipe kanë rivalizuar me ne deri në ndeshjen e fundit. Natyrisht që kanë dhe nivel e janë ekipe të kompletuar­a me futbollist­ë mjaft cilësorë ashtu si dhe ne.

Ti ke shkëlqyer në dy vite në Ligën e Europës, po tani që do luani në Champions, çfarë pret nga vetja dhe ekipi?

Ëndrra ime, por edhe e çdo lojtari besoj që është të luajë në € hampions Ligë. Pritshmëri­të janë mjaft të mira dhe shpresoj që së bashku me shokët e ekipit të bëjmë histori, por para se të shkojmë atje, unë do shkoj të shijoj familjen time, të pushoj, të takoj e të bëj pushimet me fëmijën tim të vogël dhe nusen.

E kanë ndjekur në Brazil

suksesin tënd?

Unë jam profesioni­st dhe mundohem të bëj në çdo kohë jetë profesioni­sti, në fushë dhe jashtë saj. E gjithë kjo që kam arritur është meritë dhe e familjes sime që unë i përshëndes, pasi pa ata unë nuk do të isha këtu. Ata më ndjekin gjithmonë, natyrisht dhe media apo njerëz të ndryshëm në sport kanë dëgjuar për suksesin tim këtu dhe i kanë bërë jehonë në Brazil.

Po futbollist­ë të tjerë nga Brazili të kanë pyetur për Kukësin dhe Shqipërinë?

Po, sa herë që kam kontakte e flas me njerëz të ndryshëm, apo me kolegë futbollist­ë të ndryshëm më pyesin ku është Shqipëria, si është, çfarë ekipi është Kukësi etj. Gjithmonë shfaqin interes.

Ty të mbaron kontrata këtë vit, çfarë plani ke për të ardhmen, ke folur me presidenti­n Gjici?

Jo, nuk kemi folur, por unë jam i hapur për të negociuar, por mund të them që unë do shikoj propozimet, kërkesat që do kem dhe do bëj çfarë është më e mira për mua dhe për familjen time, nëse do qëndroj apo jo. Dëshira ime është të qëndroj këtu, por jo gjithçka varet nga unë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania