Panorama Sport (Albania)

“Ja pse dështoi #esëlidhja”

majli ënvlerësua­m e ipet e vogla dhe hum ëm pi ë, gati të luaj sërish

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja zhvilloi dje analizën e fun dit të sezonit pas finales ndaj Kamzës dhe faktit që do të luajë edhe një vit tjetër në Kategorinë e Parë dhe më pas ekipi u shpërnda për të nisur pushimet verore. Grumbullim­i i skuadrës do të bëhet me njoftimin e presidencë­s që mendohet se do të ndodhë nga mesi i korrikut, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë gjatë viteve të fundit. Ndonëse Besëlidhja e mbylli sezonin me pikë të barabarta me Kamzën, nuk arriti të ngjitej në Superiore, pasi e penalizuan ndeshjet direkte ku kanë humbur një dhe kanë barazuar tre të tjera. SMAJLI

Dritan Smajli, që u rikthye në vendlindje në fillim të këtij sezoni pas shumë vitesh në Superiore, në fund mbeti i zhgënjyer që ekipi nuk arriti të siguronte një biletë për në elitë. Në një prononcim për "Panorama Sport" në lidhje me dështimin këtë sezon, Smajli u shpreh: "Dua ta nis bisedën time këtë ditë të fundit të grumbullim­it të Besëlidhje­s me një ndjesë të madhe për tifozerinë dhe të gjithë komuniteti­n lezhjan. Për këtë dështim në ndeshjen e fundit janë shumë faktorë që ndikuan. Unë po e nis nga vetja jonë dhe për ta mbyllur me ata faktorë që nuk u varen nga ne. Ajo që varej nga ne është se nuk u treguam 100… profesioni­stë, pasi nënvleftës­uam skuadrat e dobta, të cilat e mbyllën kampionati­n në vendet e fundit. Me tre prej tyre barazuam në shtëpi dhe këto pikë na penalizuan, pasi në të kundërt do ta kishim siguruar Superioren një javë nga fundi. Ne kemi parë skuadrat elitare europiane si Barcelonën, Bajerni, Real Madritin etj., që kreun e kanë mbajtur ose kapur me pikët e fituara me skuadrat e dobta. Ndërsa nga faktorët e tjerë që na kanë penalizuar, kryesore ka qenë gjykimi që na ka ndjekur deri në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës që u pa nga të gjithë. Përveç dëshpërimi­t të madh që kam, më ka ardhur keq edhe për presidenti­n Gjok Noka që i ka ndenjur skuadrës në krye duke na mbështetur me të gjitha që i duhen një klubi pretendent për kampion", tha fillmisht Smajli. Më tej, mbrojtësi foli edhe për të ardhmen. "Për planet e së ardhmes në aspektin personal, ende nuk jam i qetë, ndaj për këtë do të prononcohe­m më vonë. Por, një gjë e kam të qartë se, edhe për disa sezone, do të jem aktiv në futboll, pasi ma dikton forma e shkëlqyer nga të gjitha pikëpamjet që i duhet një futbollist­i profesioni­st", përfundoi prononcimi­n për gazetën kapiteni lezhjan, Dritan Smajli. Tashmë, Besëlidhje­s nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të luftojë në kampionati­n e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania