Panorama Sport (Albania)

Kamza-Lushnja, finalja që vlen 100 milionë lekë

Klubet do të marrin rreth 50 mijë euro nga e drejta TV

- BESAR BOZGO

Një finale dhe shumë para. Lushnja dhe Kamza do të provojnë pas disa sezonesh të luajnë sërish në Superiore. Verdhejesh­ilët do të rikthehen pas tri vitesh, ndërsa kamzalinjt­ë pas pesë sezonesh. Dhe që nga ajo kohë, gjërat kanë ndryshuar shumë në elitën e futbollit shqiptar. Dy ekipet e kanë siguruar tashmë ngjitjen në Superiore, ndërsa sot në Elbasan do të diskutojnë trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë. Pavarësish­t se duket si një titull më shumë prestigji përpara objektivit kryesor, është një mundësi që, në fund të kësaj ndeshjeje, skuadra fituese të sigurojë që tani rreth 100 milionë lekë të vjetër përfitime. Kjo shumë përfitohet ende pa nisur kampionati i ardhshëm.

PARATË

Ekipi fitues i titullit të Kategorisë së Parë përfiton 30 milionë lekë të vjetër nga FSHF. Kaq është shpërblimi që parashikoh­et sipas rregullore­s dhe jepet nga Federata. Por, kjo është më e pakta përpara përfitimit që kanë këto klube nga e drejta televizive për sezonin e ardhshëm, duke qenë se do të luajnë në Superiore. Shuma që një klub përfiton nga e drejta televizive është rreth 50 mijë euro për një sezon. Por, shuma për kampionati­n e ardhshëm mund të jetë më e madhe, pasi presidenti i FSHFsë, Armand Duka, gjatë Asamblesë së Zakonshme disa javë më parë, ka lajmëruar se do të ketë rritje. Në këtë mënyrë, në total shuma që përfiton ekipi që do të fitojë titullin nesër në Elbasan shkon në rreth 100 milionë lekë të vjetër. Një shumë e konsiderue­shme për ekipe si Lushnja apo Kamza që nuk kanë buxhete të mëdha. Lushnja, e cila shquhet për tifozërinë e zjarrtë që ka dhe mbështetje­n që i bën në çdo takim, pritet të jetë një faktor i rëndësishë­m për rritjen e të ardhurave në klubin verdhejesh­il. Ndërkaq, finalja ndërmjet Kamzës dhe Lushnjës do të luhet nesër në orën 16:30 në stadiumin "Elbasan Arena", takim që do të përcaktojë edhe ekipin kampion të Kategorisë së Parë. Të dyja ekipet synojnë ta fitojnë këtë trofe, ndërsa pritet që të ketë dyndje tifozësh në stadium, sidomos ata lushnjarë që njihen për përkrahjen maksimale ndaj ekipit të zemrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania