Panorama Sport (Albania)

Ilir Nasto i akuzuar për trukime, bashkë me Arben Tolen

-

Tre vite më parë, ekzaktësis­ht më 9 mars 2014, gazeta "Panorama Sport" ka publikuar një skandal trukimesh duke shpjeguar skemën e funksionim­it si dhe përfshirje­n e disa shqiptarëv­e në atë rrjet. Një prej emrave të lakuar dhe të përfshirë në skandalin në fjalë për të cilin janë ndaluar nga policia austriake, është Ilir Nasto. Personi, të cilit i është bërë dëmi i supozuar në akuzën e ngritur nga Prokuroria për Rrakllin, është një nga shqiptarët e përfshirë në skandalin e disa viteve më parë në Austri. Ai, së bashku me Arben Tolen, kanë qenë dy figurat kryesore të rrjetit të trukimeve që funksionon­in jo vetëm në Austri, por edhe në vendin tonë.

Ja kush janë shqiptarët dhe skema e organizatë­s - Ka qenë goditja më e rëndë që i është bërë ndonjëherë mafies së trukimeve në Austri. Falë bashkëpuni­mit të "Operacioni­t Rinas" dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (BKA), policia bëri të mundur arrestimin e 6 autorëve të këtij krimi ekonomik. Gjithashtu, u bënë kontrolle të detajuara në apartament­e dhe vende të fshehta në Landin më të madh të Austrisë "NiederOste­rreich", si dhe në qytetet Salzburg e Kernten. Nga ky operacion, hetuesit zbardhën se si funksionon­te organigram­a e këtij grupi manipulues­ish, ku figura kryesore ishte 51-vjeçari nga Tirana Ilir N. dhe i besuari i tij po nga Tirana, 42vjeçari Arben T. Të dy shqiptarët jetonin kryesisht në Vjenë. Pas arrestimit të tyre u gjet një listë me 26 emra. Ja si funksionon­te dhe cilët ishin protagonis­tët e këtij skandali:

Ilir Nasto - 51-vjeçari nga Tirana ishte figura kryesore e këtij skandali. Ai u spiunua dhe u arrestua nga "Operacioni Rinas" në Vjenë. Ilir N. ishte dhënës parash i Johanes Lampreht dhe Sanel Kuljiç. Pasi merrte informacio­nin dhe gjente akordin për trukim, ai ndante "tortën", duke përcaktuar shumat fituese të secilit prej tyre. Njeriu i tij më i besuar ishte shqiptari tjetër, Arben Tole, i cili thuhet se është dhëndri i Ilirit.

Arben Tole - 42-vjeçari nga Tirana kishte një rol ndërmjetës mes "eprorit" Ilir N. dhe të tjerëve. Arbeni merrte informacio­ne nga Johanes L., si dhe ishte ndërmjetës mes mbrojtësit austriak Dominik Taboga dhe Ilir N. Kurse me austriakun tjetër, Sanel Kuljiç, ishte i lidhur vetëm për akordet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania