Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja e femrave, sa shumë dyshime…

-

Pak muaj më parë, Kombëtarja e Femrave në futboll anuloi në mënyrë të dyshimtë një miqësore të programuar për t'u luajtur kundër Malit të Zi. Jo vetëm kaq, por një ishtrajner i saj është përfshirë disa herë në akuza të ndryshme, e cila vijon me këtë të ditëve të fundit nga prokuroria e Tiranës. Dyshimet - Mister dhe dyshime për anulimin e ndeshjes miqësore mes Kombëtares A të Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi për femra. Sfida e dytë pas të parës të luajtur në Elbasan nuk është zhvilluar. Takimi i parashikua­r në datën 2 mars në Shkodër është anuluar. Në atë periudhë, Federata Malazeze e Futbollit, në njoftimin e saj, ka deklaruar se shkak për moszhvilli­min e miqësores ishte helmimi i lojtareve të Kombëtares shqiptare. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit argumenton­te në njoftimin e vet se shkak ishte lodhja fizike e disa lojtareve, dëmtimet në sfidën e parë në Elbasan si edhe angazhimi i tyre në klubet respektive. Gazeta "Panorama Sport" ka investigua­r në lidhje me këtë çështje dhe ka arritur në përfundimi­n se janë të shumta dyshimet dhe misteret që mbulojnë këtë vendim. Gjithashtu, nga zërat rreth ambientit të Kombëtares është mësuar se ka qenë një urdhër i mbërritur nga organizma të fuqishme nga jashtë Shqipërisë që nuk kanë lejuar që kjo miqësore të luhej, me argumentin se ishin luajtur shuma të konsiderue­shme në baste duke hedhur dyshime. Pasi skuadrat pritën 2-3 orë në stadium u komunikua që takimi nuk do të luhej. Po si mund të ndodhë që vetëm përpara ndeshjes të konstatohe­j lodhja fizike e futbollist­eve, në një kohë që kjo mund të ishte përcaktuar që një ditë përpara?! Që në këtë moment hidhen dyshimet e para. Burime pranë ekipit kombëtar bëjnë të ditur për gazetën se gjithçka ka ardhur për shkak të një vendimi nga jashtë Shqipërisë. Organizma të rëndësishë­m të futbollit kanë lajmëruar që takimi të mos zhvillohej, pasi kishte pasur shuma të konsiderue­shme bastesh të vendosura për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania