Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Ia dola, viti më i vështirë

“E merituam triumfin, klubit i dorëzova listën e blerjeve për sezonin e ardhshëm”

-

Zhoze Murinjo e ka konsiderua­r këtë sezon si më të vështirin e tij, por e vlerëson si mjaft të suksesshëm. Trajneri i Mançesteri­t thur elozhe për futbollist­ët pas triumfit në Ligën e Europës dhe lajmëron që do niset për pushime, për të qëndruar larg sportit për një periudhe kohe. Gjatë kësaj periudhe, shpreson që t'i realizohen edhe blerjet për edicionin e ardhshëm...

Si ndiheni pas këtij triumfi?

Jam shumë i lumtur për klubin dhe mbi të gjitha për lojtarët e mi. Fituam një trofe plotësisht të merituar. Kanë bërë një rrugë të gjatë dhe të lodhshme për të qenë këtu dhe ia dolën me sukses. Ajaksi ka futbollist­ë të rinj dhe cilësorë, por ne ishim superiorë në finale.

E konsideron­i të suksesshëm këtë sezon?

Kemi ngritur tre trofe të ndryshëm sivjet dhe kemi siguruar pjesëmarrj­en në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Mendoj se janë fakte që flasin vetë. Jam i lumtur në vitin tim më të vështirë si trajner. Tani do marr pushimet dhe nuk dua të dëgjoj apo të shoh më futboll.

Kaq shumë ju ka lodhur ky sport?

Kam pasur muaj me të vërtetë të ngarkuar dhe të vështirë. Kam nevojë për të qëndruar i qetë. Pas festës do nisem me familjen diku, larg zhurmës së sportit. Mund të dukem egoist, por nuk mundem më.

Runi ishte gati për të qenë titullar. Pse e futët vetëm pak minuta në fund të lojës?

Është e vërtetë që Uejn ishte në formë të mirë fizike, por ai është i rëndësishë­m në disa aspekte. Së pari, e kisha menduar që do bënte diferencën, në rast se ne do hasnim vështirësi kundër Ajaksit. Kur ndeshja shkoi 20, atëherë nuk kisha arsye pse t'i kërkoja skuadrës që të

sulmonte më tepër. E futa në fund, që të ishte pjesë e finales dhe e triumfit. Ka një rëndësi të madhe për ekipin dhe do jetë pjesë e tij edhe sezonin e ardhshëm.

Keni biseduar për planet e merkatos me drejtuesit?

Ed Udvard e ka në tavolinë

listën e lojtarëve që dua në skuadër dhe që shpresoj se ai do m'i sjellë brenda këtyre dy muajve. Unë e kam bërë detyrën time, tashmë u takon drejtuesve dhe pronarëve të Mançester Junajtid. Me kaq e mbylla këtë sezon. Tani dua vetëm pushime...

 ??  ??
 ??  ?? Vëllezërit e Pogbasë duke ndjekur ndeshjen në stadium
Vëllezërit e Pogbasë duke ndjekur ndeshjen në stadium
 ??  ?? Ibrahimovi­ç heq patericat për të bërë një “selfie”
Ibrahimovi­ç heq patericat për të bërë një “selfie”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania