Panorama Sport (Albania)

"Ishte ndeshje e mërzitshme, asnjë ekip nuk shkëlqeu"

-

Trajneri i Ajaksit, Peter Boz, ka befasuar me deklaratën e tij pas finales, ku edhe u mund me rezultatin 0-2. "Për mua ishte një ndeshje shumë e mërzitshme dhe mendoj se janë të shumtë ata që mendojnë kështu. Asnjë nga skuadrat nuk pati raste të pastra shënimi, pavarësish­t se kundërshta­ri e gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Prisja që të zhvillohej një lojë me ritëm më të lartë dhe me më shumë emocione", tha holandezi.

SKUADRA - "Ne kemi një ekip të ri, i cili deri tani ka bërë një paraqitje të kënaqshme. Kemi futbollist­ë të talentuar, që kanë ende nevojë për të fituar eksperienc­ë. Në finale nuk kemi treguar forcën tonë të vërtetë, por është normale që disa prej futbollist­ëve të vuanin psikologji­kisht. Shumica nuk i kanë kaluar 20 vjeç dhe nuk ndiheshin ende gati. Por, vitin tjetër do jemi akoma më të fortë", shtoi Boz. JUNAJTID - "E kisha menduar që do tregoheshi­n të kujdesshëm, pavarësish­t se kanë futbollist­ë të shkëlqyer. Gjithsesi, luajtën më tepër në mbrojtje dhe kjo më rezultoi e papritur. Goli i Pogbasë na penalizoi sa i përket vetëbesimi­t, pasi e pësuam shpejt. Më pas u munduam që të barazonim, por u përballëm me të paktën 8 lojtarë të Mançesteri­t në zonën e tyre dhe pa diskutim që nuk do gjenim dot hapësira".

TALENTET - "Ecuria që kemi pasur ka bërë që futbollist­ët tanë të jenë në qendër të merkatos. Gjithsesi, klubi ka një projekt afatgjatë dhe do vazhdojmë të ruajmë elementët më cilësorë. Synojmë që të rikthehemi në majat e futbollit, si në Holandë, ashtu edhe në kontinent. Besoj se deri tani kemi hedhur baza të forta, që japin garanci dhe optimizëm për të ardhmen", përfundoi deklaratën e tij Peter Boz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania