Panorama Sport (Albania)

Reali i relaksuar, ka kohë edhe për merkato

Ronaldo në superformë, ideohen blerjet dhe shitjet

-

REAL

Zinedin Zidan vazhdon të mahnisë, tek sa pas Ligës së Kampioneve, Superkupës së Europës dhe Botërorit për Klube në sezonin e kaluar, sivjet e ka plotësuar "rrethin" edhe me suksesin në kampionat, i cili mungonte prej vitesh. Por, për të mos i lënë mangët asgjë vetes, ai është për të dytin vit radhazi edhe në finalen e Championsi­t, për të tentuar atë që nuk e ka bërë askush që kur ky kompeticio­n ka ndërruar format: ta fitojë dy herë radhazi. Dhe duke parë paraqitjet dhe formën e shfaqur së fundmi nga skuadra, pa dyshim që "galaktikët" janë favoritë, sepse në anën e tyre kanë një Kristiano Ronaldo në formë mahnitëse. Përveç golave, ai ka edhe një dëshirë të çmendur për t'u sakrifikua­r për ekipin, teksa në tri ndeshjet e fundit decizive në kampionat, u pa që të vraponte deri në mbrojtje, diçka që nuk e ka bërë kurrë në karrierën e tij. Me pak fjalë, euforia në grup është në maksimum dhe lajmet e mira nuk kanë të mbaruar... Zidan ka rikuperuar edhe mbrojtësin e djathtë, Dani Karvahal, një nga pikat më të forta të skuadrës, ndërsa i vetmi që mbetet ende në dyshim për në Kardif është Garet Bejl, i cili kërkon me çdo kusht që të luajë në shtëpi. Për të konfirmuar edhe më shumë atmosferën pozitive janë edhe lajmet që vijnë nga merkato. Pikësëpari Reali ka zyrtarizua­r një nga talentet më të mëdhenj në qarkullim, Vilnicius të Flamengos, një mesfushor 16-vjeçar për të cilin kanë paguar 45 milionë euro (30 menjëherë, 15 milionë në formë bonusesh), me braziliani­n që do të zbarkojë në "Bernabeu" në verën e vitit 2019. Nga ana tjetër, ata po mbyllin edhe disa operacione të rëndësishm­e në dalje, si shitja e Hamesit te Junajtid, por me shumë mundësi edhe Danilon tek Interi. Me valixhe në duar janë edhe Morata dhe Navas, ndërsa afrohet çdo ditë e më shumë portieri De Gea nga "Djajtë e kuq".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania