Panorama Sport (Albania)

21 muaj burg Mesit, zbulohet hilja

Por ylli i Barcelonës nuk do të përfundojë pas hekurave, për shkak të një klauzole

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lajme të këqija për Leo Mesin: Gjykata e Lartë Spanjolle ka hedhur poshtë apelin e kampionit argjentina­s të Barcelonës, duke konfirmuar dënimin me 21 muaj burg për akuzën e evazionit fiskal. Dënohet edhe babai i Mesit, Horge, edhe pse dënimi i tij është ulur nga 21 në 15 muaj burg, pasi i biri vendosi që të paguante dënimin që i detyrohej shtetit. Por asnjëri nga të dy nuk do të përfundojë pas hekurave me të vërtetë, duke qenë se dënimi nuk i kalon 24 muajt dhe dy të dënuarit nuk kanë precedentë penalë. FALSIFIKIM­I

Mesi akuzohej se kishte mashtruar autoritete­t fiskale spanjolle nga viti 20072009, duke u shkaktuar një dëm prej 4.1 milionë eurosh përmes krijimit të një rrjeti shoqërish në parajsat fiskale në Belize dhe Uruguai. Ai akuzohet se ka ndërtuar edhe një rrjet shoqërish "ad hoc" në Ukrainë dhe Zvicër për fshehjen e të ardhurave nga e drejta e imazhit. Pasuria e të drejtave të imazhit që ai akuzohet se ka fshehur buroi nga kontratat me kompanitë "Danone", "Adidas", "Pepsi- Cola", "Procter & Gamble" dhe "Kuwait Food Company". MBROJTJA

Asi i Barcelonës u

mbrojt duke thënë se ai nuk kishte bërë asnjë manovër ekonomike duke shfrytëzua­r popullarit­etin e tij dhe shpjeguar se ishte pikërisht babai i tij ai që kishte menaxhuar pasurinë. "Unë firmos dhe kaq", tha sulmuesi. Por kjo strategji mbrojtjeje

e "Pleshtit" nuk dha rezultate, duke qenë se Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Barcelonës dhënë një vit më parë. Gjykata Supreme argumentoi se ishte detyrë e tij që ai të dinte se duhet të paguante taksat për të ardhurat

që kishte fituar nga e drejta e imazhit. Gjyqi i Mesit nisi në qershor të vitit të shkuar gjatë valës së një zemërimi masiv në popull pas shkurtimev­e në shëndetësi dhe shpenzimet sociale, pasi qeveria spanjolle po lufton për të ulur deficitin publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania