Panorama Sport (Albania)

Figo paralajmër­on Realin: Ja ku duhet të bëjë kujdes

"Juve shumë e fortë taktikisht, ka yje që bëjnë diferencën"

-

Luis Figo vlerëson punën e Zinedin Zidanit në Madrid gjatë një interviste për "El Larguero", por refuzon të bëjë një krahasim nëse ky Reali i sotëm është më i fortë se ai i "galaktikëv­e", pjesë e të cilit ishte edhe vetë legjenda portugez.

ZIDAN NË MADRID - "Në një klub si Reali është gjithnjë shumë e vështirë që të gjithë të jenë të kënaqur, sepse ka lojtarë të mëdhenj. Të gjithë duan të luajnë dhe ata që ulen në stol janë të pakënaqur. Puna më e vështirë për një trajner është të përpiqet që të hedhë në fushë më të mirët. Unë nuk doja të ndiqja rrugën e Zizusë në atë kohë dhe bëhesha trajner. Ishte një vendim personal". KRAHASIMI - Më i mirë Reali i sotëm apo ai i "galaktikëv­e"? "Nuk më pëlqen që të krahasoj brezat, skuadrat, momentet dhe kundërshta­rët. Ajo që e bën një skuadër është ajo që fiton dhe Reali tani është në rrugën e duhur". REALI I CR7 APO ZIZUSË? - "Këtë e thoni ju. Reali është ai që ka rëndësi. Ka referenca, Kristiano do të ketë gjithnjë një referencë speciale, por ka edhe lojtarë të tjerë si Modriç, Kros, Ramos, Marselo, të gjithë kanë bërë një sezon fantastik".

TI KË DO ZGJIDHJE? - "Varet, më pëlqen shumë Naço, Morata".

ISKO APO BEJL? - "Varet sesi është gjendja fizike e Bejlit. Isko është në një gjendje fantastike dhe është një opsion për të qenë titullar në finalen e Kardifit". REALI APO JUVE? - "Juve ka

mbërritur shumë mirë, pasi ka bërë dopietë dhe është taktikisht shumë e fortë me lojtarë që bëjnë diferencën. Seria A është një kampionat shumë i vështirë për t'u fituar dhe Reali duhet t'i bëjë të gjitha gjërat mirë".

KIELINI, BUFON - "Është një

ekip shumë i mirë dhe kanë lojtarë të cilët mund të bëjnë diferencën".

DE GEA NË MADRID - "Kejlor ka bërë një sezon shumë të mirë, por unë mendoj se De Gea do të vijë në Madrid dhe do të luftojë për rolin e titullarit". KARVAHAL- PIKE - "Ka momente

kur gjatë festës mbizotëroj­në emocionet. Prandaj nuk duhet të ekzagjeroh­et".

E ARDHMJA - "Komentator jo, sepse nuk më pëlqen shtypi. Kam projektet e mia në Kinë, SHBA dhe Indi. Jam më shumë për pjesën e drejtimit, por jo të trajnerit në fushë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania