Panorama Sport (Albania)

Spaleti i prish planet Interit

PSG-ja ofron 55 milionë euro për Ivanin, edhe Zhoao Mario pritet të qëndrojë

-

Ivan Perisiç dhe Marse lo Brozoviç ishin dy fu tbollistët që Interi pritet t'i sakrifikon­te në merkaton e verës, por duket se trajneri i ardhshëm i zikaltërve, Luçiano Spaleti, ka prishur planet e Auzilios. Nga informacio­net e para që publikojnë mediat italiane, tekniku aktual i Romës nuk ka ndër mend t'i largojë dy kroatët dhe do të mbështetet tek ata për të ndërtuar Interin e së ardhmes. Kjo gjë pritet që të shkaktojë probleme në muajt e ardhshëm, sepse zikaltrit fillimisht duhet të bëjnë një takim me UEFA-n për çështjen e "Fair Play"-t financiar, i cili nuk i lejon të bëjnë më shumë shpenzime sesa të ardhura. Nga shitja e dy futbollist­ëve, Interi mund të përfitonte afro 80 milionë euro, me të cilat do të bënte investime në verë. Madje, gazetat italiane thonë se përveç dy kroatëve, Spaleti pëlqen shumë edhe Zhoao Marion. Pavarësish­t vështirësi­ve që portugezi ka pasur në sezonin e ardhshëm në Itali, ai mendon se vitin tjetër mund të shndërrohe­t në një lojtar kryesor për ekipin zikaltër. Në këtë pikë, shitja e tij mund të marrë miratimin e Spaletit në rast se në Milano i kanë transferua­r Naingolani­n. Mirëpo, problemi i madh i Interit është se lojtarët e mësipërm janë të vetmit që kanë kërkesa në këtë merkatos. PSG, GATI 55 MLN EURO

Ndërkohë që Spaleti po mendon ta mbajë Perisiçin për sezonin e ardhshëm, skuadra e PSG-së është gati të investojë 55 milionë euro për kartonin e tij. Një shifër tunduese për zikaltrit, të cilët me shitjen e tij mund të zhbllokojn­ë merkaton dhe të nisin bisedimet me futbollist­ët që ëndërrojnë dhe kanë si objektiv për t'u afruar. Në kampin e Romës, Spaleti kërkon të marrë me vete një mbrojtës mes Manolasit dhe Rydigerit, por edhe një mesfushor mes Strotmanit dhe Naingolani­t. Sabatini dhe Auzilio duket se do të kenë punë me Spaletin gjatë kësaj vere.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania