Panorama Sport (Albania)

Milan favorit, 60 mln euro për Moratën

Mediat iberike: Kuqezinjtë, në vend të parë për sulmuesin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Eardhmja e Alvaro Moratës flet italisht. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmj­a spanjolle "Marca", e njohur për kontaktet e saj të afërta me klubin merengues. Kampionati nuk ka mbaruar, por në kantierin "Milan" punimet vijojnë me ritme të ngjeshura. Kinezët kanë qenë të qartë, investime dhe një skuadër dinjitoze, për t'u rikthyer kuqezinjve dalëngadal­ë lavdinë e dikurshme. Objektivi kryesor është sulmuesi Alvaro Morata, përvojë, klas dhe moshë e re. Administra­tori i deleguar, Marko Fason, dhe drejtori sportiv Masimilian­o Mirabeli vazhdojnë presingun ndaj Realit të Madridit dhe oferta kuqezi është në vend të parë mes atyre të mbërritura deri më sot në "Shtëpinë e Bardhë" madrilene. "Djalli" ka lënë pas kandidatur­a joshëse si ato nga Mançester Junajtid apo Çelsi. Ndoshta jo shumë në terma ekonomikë, por të paktën në ato taktikë Montela është i avantazhua­r, pasi ndryshe nga homologët e tij në Angli, mund t'i ofrojë spanjollit një rol protagonis­ti në një kampionat që ai e njeh mirë, pasi ka luajtur me Juventusin. Një kartë tjetër në favor të alternativ­ës milaneze është Aliçe, bashkëshor­tja e ardhshme e Moratës, e cila është italiane dhe mund ta shtyjë lojtarin që të zgjedhë Serinë A. Nuk është mister që pronarët e rinj të kryesuar nga Jonghong Li duan një emër bombastik për këtë merkato. 150 milionë eurot duhet të mjaftojnë për një skuadër dinjitoze, e cila disa emra cilësorë në organikë i ka. Reali kërkon të paktën 60 milionë euro dhe Milani nuk duket i trembur nga shifrat e transferim­it. Mbetet ende për t'u diskutuar, ndaj takimi që vendos fatin e spanjollit pritet të ndodhë pas 3 qershorit kur të ketë përfunduar finalja e Ligës së Kampioneve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania