Panorama Sport (Albania)

Nesta: Tatëpjeta nisi me Ibrën dhe Tiago Silvën

-

Në kuadër të 10-vjetorit të mbrëmjes së Athinës, ku Milani fitoi kupën e fundit të kampioneve, Alesandro Nesta foli në një intervistë të gjatë për të përditshme­n italiane "Gazzetta dello Sport". Në fjalën e tij, mbrojtësi nuk kurseu ndërhyrjet, të sakta si dikur dhe që, me siguri, kanë marrë aprovimin e tifozërisë kuqezi. Montela dhe ekipi festuan vendin e gjashtë, veprim i kritikuar ashpër nga tifozët. Si mendoni ju që keni fituar dy Liga Kampionesh?

Jam me skuadrën. Festa është e drejtë kur arrihet një objektiv, por nuk mund ta mohoj që kuqezinjtë kanë objektiva të një niveli më të ulët nga ato të kohës sime. Duhet ta pranojmë realitetin e sotëm. Për mua, pjesëmarrj­a në Europë është e rëndësishm­e, mendoni pak që Interi do të bënte çmenduri për të qenë sot në vend të Milanit.

Sidoqoftë, po flasim për fazë paraelimin­atore në Ligën e Europës.

Duhet të jemi të përulur dhe të harrojmë epokën "Berluskoni", sepse ai Milan nuk ekziston më. Përulësi është fjala kyçe dhe cilësia me të cilën duhen përballuar transferua­t në vende gjysmë të panjohura.

Si ju duket klubi pa praninë e Berluskoni­t?

Ndihem i trishtuar. Unë jam nostalgjik, më mungon edhe Morati. Burra si ata që udhëhiqnin klubet e tyre për pasion dhe jo vetëm për para. Lamtumira e Silvios ishte e paevituesh­me.

Në vitet e fundit mbizotëron­te kaosi dhe në klubin kuqezi nuk janë mësuar të programojn­ë me presion. Pati shumë rrëmujë, sidomos në rang drejtues, ndaj ishte më e thjeshtë të ndryshonin trajnerët, të cilët e pësojnë gjithmonë në këto raste. Pasi ndryshon 4-5 trajnerë, edhe mund të mendosh se faji nuk është i personit në krye të stolit.

Si e mendoni të ardhmen e Milanit kinez?

Kjo është pikënisja, duhet ndryshuar në krahasim me të kaluarën. Nuk mund t'i gjykoj kinezët pa e ditur se si punojnë. Për momentin jam disi i stepur dhe nuk mund të komentoj pronarët e Milanit, por mund të them se ata të Interit po lëvizin më mirë. Për të rikthyer kuqezinjtë në Ligën e Kampioneve do të jetë e vështirë e do të duhen investime.

Po të ishit drejtues, nga do ta nisnit rimëkëmbje­n? Pyetje e thjeshtë. Lojtarëve u kalon mosha e duhen ndryshuar herë pas here, por për një hap të tillë duhet shumë vendosmëri. Nëse nuk gjenden zëvendësue­s në lartësinë e duhur, fillon humb terren në raport me kundërshta­rët. Një sinjal i keq ishte, për shembull, largimi dhe moszëvendë­simi i Tiago Silvës dhe Ibrahimovi­çit. Ata ikën për arsye ekonomike dhe ky ishte tregues i dobësisë së klubit. Ju ama jeni shprehur gjithnjë krenar për karrierën tuaj milaniste.

Më shumë se sa teknika, sekreti ynë ishte mentalitet­i, ishim gjithnjë gati të luanim në ndeshje të rëndësishm­e. E ndjenim tensionin dhe e përdornim në mënyrën më pozitive të mundshme, pa na u dridhur këmbët.

Cilat janë kujtimet tuaja nga 23 maji?

Momenti më i bukur ishte kur u futëm në dhomat e zhveshjes me kupën në duar. I kishim premtuar njëri-tjetrit, pas finales së humbur të Stambollit, që do ta bënim tonën Ligën e Kampioneve. Duket ndoshta shumë poetike, por është e vërtetë dhe fakti që ia dolëm mbanë kishte një domethënie të madhe për të gjithë ne. Ronaldo na priste me birrë duke qeshur dhe e gdhimë duke festuar në pishinë. Fitorja është si drogë, ke gjithmonë nevojë për emocionet e forta që të shkakton ajo.

Nëse fiton kampionati­n e kategorisë së dytë me Majemin, do të jetë trofeu juaj i parë si trajner, si ju duket kjo përvojë?

Fusha e lojës më mungon shumë, por dua të bëhem trajner dhe po punoj 12 orë në ditë për këtë qëllim. Postet drejtuese nuk më interesojn­ë.

Pra, as që bëhet fjalë t'ju shohim në Itali, te Milani ndoshta? Jetës nuk i dihet kurrë, por nuk mendoj se do të jetoj gjithmonë në Majemi. Ambicia ime do të më sjellë në Itali, por s'e di ende kur. Te Milani, trajnerët kanë vuajtur jo pak vitet e fundit. Gijotinë e vërtetë, por trajnerë si Inzagi, Sedorf dhe Broki nuk mund të gjykohen.

A është Montela i duhuri për të hapur një cikël të ri kuqezi?

Ai është i zoti, shpeshherë bëri të luante mrekullues­hëm një skuadër me futbollist­ë të nivelit mesatar. Ka një ide taktike dhe nuk mund t'i mohohen meritat.

Polemikat në lidhje me postin e drejtuesit për ndonjë nga legjendat e klubit nuk kanë munguar. A është e nevojshme diçka e tillë? Maldini ishte kategorik në refuzimin e tij.

Të pasurit në organigram­ë lojtarë që kanë bërë historinë është diçka pozitive, pasi duhet dikush që të ketë ndjenjën e përkatësis­ë. Nuk më habit Maldini, për të nuk ishin kushtet e duhura. Në fund, çfarë ju mungon më së shumti nga Milani? Gjithçka, por më shumë qendra stërvitore e Milanelos me të gjithë personazhe­t e saj, që nga sanitaret, te kopshtari apo shoferët. Njerëz spektakola­rë me pak fjalë. Atje isha më komod se në një hotel me 5 yje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania