Panorama Sport (Albania)

Aleksis Sançez lojtar i Bajernit, e zbulon federata kiliane

Në listën e kombëtares figuron si lojtar i gjermanëve

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra kombëtare e Kilit ka trembur fansat e Arsenalit këtë javë, lidhur me Aleksis Sançez. Gjatë kësaj vere, kampionët e Kupës së Amerikës do të ndeshen me Gjermaninë, Australinë dhe Kamerunin për kupën botërore, e cila do të zhvillohet në Rusi. Në listën e lojtarëve kilianë, Aleksis Sançez është listuar si lojtar i Bajernit të Mynihut, gjë e cila ka habitur këdo. Nga ana tjetër, kiliani ka kërkuar një shumë vjetore prej 25 milionë eurosh. Shumë kjo, e cila do të konsideroh­et edhe rekord në Bundesligë, pasi do të jetë më e larta e paguar për një lojtar në Bundesligë, duke thyer rekordin e Levandovsk­it, me 15 milionë euro në vit. Megjithatë, edhe skuadrat si Çelsi dhe PSG janë në kërkim të 28-vjeçarit kilian. Ky listim i tij në skuadrën bavareze ndoshta mund të jetë edhe një zyrtarizim i të ardhmes së Sançez drejt Mynihut. Disa orë më pas ky postim është fshirë dhe është zëvendësua­r me një postim të ri për turneun e Kupës së Botës, i cili nis në 17 qershor. Mirëpo disa ditë më parë, kreu bavarez Uli Hënes deklaroi: "Problemi është se jemi futur në një merkato ku nuk mendonim se do të luanim me shuma kaq të mëdha". Për Sançez, pyetja do të lindte se cila do të ishte më e rëndësishm­e për të: shuma e madhe e parave, apo një të ardhme të suksesshme sportive? Pas të gjithash, një lojtar i parametrav­e të tillë do të luante me londinezët vetëm në Europa Ligë, sezonin e ardhshëm, fakt ky që tregon qartë se skuadra aktuale nuk e përfaqëson më së miri karakterin e tij. Nëse kjo transfertë do të realizohet me skuadrën bavareze, kjo gjë është ende diçka e diskutuesh­me, por një rast i tillë si në listimin e lojtarëve për në kupën botërore, tregon se nuk do të jetë e gjatë një marrëveshj­e me bomberin kilian.

 ??  ?? Kjo është lista e lojtarëve të përfaqësue­ses së Kilit, ku emri iAleksis Sançez është kategorizu­ar si pjesë e skuadrës bavareze.
Kjo është lista e lojtarëve të përfaqësue­ses së Kilit, ku emri iAleksis Sançez është kategorizu­ar si pjesë e skuadrës bavareze.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania