Panorama Sport (Albania)

Merkato, ja pesë “fiksimet” e bavarezëve këtë verë

Zbulohen transferta­t dhe zëvendësim­et e mundshme

-

Gjatë kësaj vere, skuadra bavareze do të ketë shumë detyra, të cilat do t'i duhet të kryejë. Disa faktorë nga skuadra kanë nevojë për zëvendësue­s, pasi Riberi dhe Roben nuk do të kenë mundësi të luajnë përgjithmo­në... ZËVENDËSIM­I I LAHMIT DHE ALONSO

Pas largimit të Lahmit, thuhet se Kimish mund të jetë një pasues i denjë i tij, megjithatë cilësitë e ish- kapitenit në skuadrën e kampionëve vështirë se mund të zëvendësoh­en nga dikush. Përpos kësaj, as trajneri italian, Karlo Ançeloti, nuk është totalisht i bindur me pasuesin, Kimish. Sipas informacio­neve, bavarezët po shpresojnë për një marrëveshj­e me Kajli Uoker nga skuadra e Totenhemit. Edhe në mesfushë, largimi i Alonsos ka shkaktuar konfuzion për bavarezët. Për këtë arsye, pritet një tjetër prurje e re në skuadër, e cila thuhet se do të jetë ajo e italianit, Marko Verrati nga PSG, por me hyrjen e skuadrës së Çelsit në këtë merkato me Verratin, thuhet se çmimi i tij është rritur konsiderue­shëm. LEVANDOVSK­I, PA RREZIK Bomberi bavarez, Robert Levandovsk­i, ka vërtetuar gjatë sezonit një performanc­ë mjaft të mirë për skuadrën e Bajernit. Për këtë arsye, thuhet se skuadra nuk e sheh si nevojë për të pasur një zëvendësue­s. Në raste dëmtimesh, bëhet me dije se për zëvendësim­in e tij mund të hyjë në punë Tomas Myler, i cili, në disa raste, ka qenë vendimtar për skuadrën gjatë këtij sezoni.

POSTI I DREJTUESIT SPORTIV

Pas refuzimit të Filip Lahmit dhe Maks Eberit, posti i drejtuesit sportiv ka mbetur për një kohë të gjatë një problem thelbësor për skuadrën. Një zëvendësue­s për Matias Samer, i cili u tërhoq për arsye shëndetëso­re vitin e kaluar, thuhet të jetë Hansi Flik ose Oliver Birhof.

ZËVENDËSUE­S PËR ROBEN DHE RIBERI

Për rreth tetë vite, dyshja Datëlindja: 28 maj 1990 Kombësia: Angleze Gjatësia: 178 centimetra Pesha: 73 kilogramë Roli: mbrojtës

Riberi-Roben ka ndjekur bavarezët në rrugëtimin e tyre, duke u bërë në shumë raste pjesë decizive për skuadrën. Por, si pasojë e moshës, shumë shpejt dyshja nuk do të mundet të japë më maksimumin në fushë për skuadrën. Ndaj dhe si zëvendësue­sin

e tyre, krerët shohin Aleksis Sançez, si opsionin e parë. Përpos tij, Serzhe Gnabri dhe Julian Brandt janë konsiderua­r si investime afatgjatë për skuadrën, por ende nuk është rënë dakord për transferta­t e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania